☁️
Tiranë 20°C · Vranët 14 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.38%
DOW 49,975 ▲0.57%
NASDAQ 26,486 ▲0.32%
NAFTA 100.87 ▼0.15%
ARI 4,688 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $79,808 ▲ +0.06% ETH $2,254 ▼ -0.51% XRP $1.4448 ▲ +1.11% SOL $90.9700 ▼ -1.14%
S&P 500 7,473 ▲0.38 % DOW 49,975 ▲0.57 % NASDAQ 26,486 ▲0.32 % NAFTA 100.87 ▼0.15 % ARI 4,688 ▼0.41 % S&P 500 7,473 ▲0.38 % DOW 49,975 ▲0.57 % NASDAQ 26,486 ▲0.32 % NAFTA 100.87 ▼0.15 % ARI 4,688 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
14 May 2026
Breaking
Politika

President Begaj priti Admiral George M. Wikoff, çfarë u diskutua mes tyre

Presidenti i Republikës përgëzoi Admiralin George M. Wikoff për vizionin me të cilin po drejton Komandën e Forcës së Bashkuar në Napoli në një situatë komplekse gjeopolitike dhe vlerësoi këtë Komandë me rol thelbësor për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe partneriteti strategjik i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

“Ky partneritet strategjik është shumë i çmuar për Shqipërinë dhe ka qenë transformues për Forcat e Armatosura Shqiptare”, u shpreh Presidenti i Republikës, i cili vlerësoi prezencën amerikane dhe të NATO-s në rajon si të domosdoshme dhe garanci për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin.

Përballë situatës aktuale të sigurisë të rrezikuar nga vatrat e konfliktit në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti i Republikës u shpreh se në këtë kohë duhet marrë më shumë përgjegjësi për të investuar, si për mbrojtjen kombëtare, edhe për atë kolektive.

“Në këtë drejtim Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse dhe modernizimit të Forcave të Armatosura, si edhe për rritjen e kontributit në Aleancë”, tha Presidenti Begaj.

Duke iu referuar nismave ndërshtetërore që lidhen me sigurinë dhe zhvillimin rajonal, Presidenti i Republikës shprehu falënderim për mbështetjen e SHBA-ve dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta të Aleancës në Napoli për përfshirjen e Korridorit VIII në korridoret e reja të lëvizshmërisë.

“Korridori VIII ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë, rajonin dhe NATO-n, jo vetëm për sigurinë dhe fushën e mbrojtjes, por edhe për forcimin e marrëdhënieve të vendeve në rajon dhe është një investim në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, vlerësoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-ve në KFOR për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të mbështetur stabilitetin më të gjerë rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Në fund të takimit, Presidenti Begaj siguroi Admiralin George M. Wikoff se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj partneritetit të fortë strategjik me SHBA-të dhe ndaj NATO-s.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.