Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,593 ▲0.56%
DOW 46,415 ▲0.63%
NASDAQ 21,934 ▲0.79%
NAFTA 89.72 ▼2.85%
ARI 4,556 ▲3.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,888 ▲ +1.53% ETH $2,162 ▲ +1.36% XRP $1.4078 ▲ +0.56% SOL $91.8600 ▲ +2.47%
S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,415 ▲0.63 % NASDAQ 21,934 ▲0.79 % NAFTA 89.72 ▼2.85 % ARI 4,556 ▲3.49 % S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,415 ▲0.63 % NASDAQ 21,934 ▲0.79 % NAFTA 89.72 ▼2.85 % ARI 4,556 ▲3.49 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Presidenti i Agjensisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtare (JICA) viziton Tiranën

Presidenti i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Shinichi Kitaoka vizitoi Tiranën, për herë të parë që nga koha që kjo agjenci ka shtrirë prezencën e saj në rajonin e Ballkanit, në vitin 2006.

Qëllimi i kësaj vizite ishte takimi me zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare, vizita në vendet ku zhvillohen Projektet e JICA‐s, si dhe shkëmbimi i pikpamjeve të ndryshme lidhur me planet për zhvillim të Shqipërisë.

Në këtë vizitë, Kitaoka takoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, me të cilët diskutoi lidhur me situatën aktuale në rajon, si dhe Projektet e JICA‐s në vazhdim dhe ato që planifikohen për të ardhmen.

Pas takimeve me zyrtarët e lartë të vendit, delegacioni vizitoi njësinë administrativë të Kasharit, ku po zhvillohen punimet për zbatimin e Projektit të JICA, “Përmirësimi i sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe”, si dhe Spitalin Pediatrik të QSU-të “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku JICA ka zbatuar dy Projekte të Ndihmës GRANT, për përmirësimin e pajisjeve mjeksore të këtij spitali.

Më tej vëmendja e Kitaokës u përqendrua në takime me ekspertët japonezë të cilët japin asistencën teknike, në projekte të ndryshme që JICA zbaton në Republikën e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.