☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Presidenti i KE: Zgjedhjet të mbahen më 30 qershor, njerëzit nuk duhet të ndalohen të votojnë

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Presidenti i KE, Juncker tha se njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike, duke shtuar se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të Shqipërisë.

Ndonëse refuzoi të ndërhyjë në debatin midis Presidencës dhe mazhorancës në Shqipëri për 30 qershorin, Jean-Claude Juncker iu përgjigj pyetjes së gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, duke thënë se nëse zgjedhjet mbahen, askush nuk duhet t’i ndalojë qytetarët të shprehin mendimin.

“Dua të theksoj, edhe pse është një çështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet”, u shpreh Juncker.

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të flasë në Bruksel për konfliktin me Ilir Metën, por theksoi se ishte dakord me mendimin e shprehur nga Juncker.

“Jam dakord me mendimin e presidentit te Komisionit Europian. Preferoj t’i qëndroj komentit të tij e të mos komentojmë deklaratën e presidentit të vendit. Do të kemi kohë më pas, kur të kthehem në Shqipëri. Ta lëmë për atje”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.