Bota
Presidenti i Meksikës thirrje karteleve të drogës të mos shpërndajnë ndihma gjatë pandemisë
April 21, 2020
0 1 minute read
“Kartelet në pjesë të ndryshme të vendit u shpërndajnë ndihma fshatarëve, ndërsa autoritetet nuk kanë mund t’i ndalin në këtë”, tha Obrador.
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, e pranoi se kartelet e drogës në këtë vend shpërndajnë pako me ndihma në kulmin e pandemisë COVID-19, me ç’rast u bëri thirrje që të mos e bëjnë një gjë të tillë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Kartelet në pjesë të ndryshme të vendit u shpërndajnë ndihma fshatarëve, ndërsa autoritetet nuk kanë mund t’i ndalin në këtë”, tha Obrador.
Duke theksuar se kartelet duhet të fokusohen në ndaljen e dhunës në Meksikë, Obrador tha se nuk dëshiron t’i dëgjojë këto grupe kriminale që mburren duke ndihmuar njerëzit.
Komentet e Obrador erdhën pasi video nga qytete të ndryshme të Meksikës u postuan në rrjetet sociale, në të cilat shihet se si anëtarët e karteleve famëkeqe të drogës shpërndajnë pako me ndihma për vendasit.
Vëmendje më të madhe tërhoqi një video ku tregohej se si ndihma shpërndan edhe një nga vajzat e narko-baronit Kuaquina Guzmana “El Chapo“ edhe atë me një portret të babait të saj në këmishë.
Në Meskikë me koronavirus janë infektuar 8.772 persona, ndërsa kanë vdekur 712 të sëmurë.