🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,586 ▲0.46%
DOW 46,396 ▲0.59%
NASDAQ 21,902 ▲0.65%
NAFTA 90.49 ▼2.01%
ARI 4,543 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,942 ▲ +2.1% ETH $2,167 ▲ +2.24% XRP $1.4149 ▲ +1.86% SOL $91.8300 ▲ +3%
S&P 500 6,586 ▲0.46 % DOW 46,396 ▲0.59 % NASDAQ 21,902 ▲0.65 % NAFTA 90.49 ▼2.01 % ARI 4,543 ▲3.2 % S&P 500 6,586 ▲0.46 % DOW 46,396 ▲0.59 % NASDAQ 21,902 ▲0.65 % NAFTA 90.49 ▼2.01 % ARI 4,543 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev: Jep “Titulli i Nderit” për Konsullin, Selim Hoxhaj

Javën që kaloi, në datat 5 dhe 6 mars 2020, me ftesë të Presidentit  të Republikës të Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tone, Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Sh.T.Z. Rumen Radev.

Në të gjitha takimet zyrtare, Sh.T.Z. Radev, ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe mbështetjen e Bullgarisë për hapjen e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai ka vlerësuar edhe komunitetin bullgar në vendin tonë, si faktor bashkëpunimi, mirëkuptimi, afrimi dhe miqësie midis dy popujve tanë.

Në ditën e dytë të vizitës në Tiranë, presidenti Radev, një takim të vecantë dhe të ngrohtë ka zhvilluar më 6 mars, në selinë e ambasadës së Bullgarisë në Tiranë. Presidenti Rumen Radev, i ka akorduar, vlerësimin e lartë “Titulli i Nderit”, z.Selim Hoxhaj, Konsull i Nderit i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ambasadori z.Momchil Raychevski, stafi diplomatik, përfaqësues të shoqatave të pakicave bullgare, intelektualë që kanë mbaruar studimet e larta në bullgari, media dhe televizione nga bullgaria, etj.

Duke dorëzuar “Titullin e Nderit”, presidenti Radev, ka shprehur vlerësim të veçantë dhe konsideratë për z.Selim Hoxhaj. Zoti Radev tha se “Konsulli Hoxhaj gjatë këtyre viteve ka punuar pa u lodhur dhe me përkushtim për intensifikimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis popullit bullgar dhe shqiptar”. Duke  bërë një rezume të gjatë të eventeve të shumta që kanë patur indicjen e zotit Hoxhaj, ai ka përmëndur rolin e tij në prezantimin e figurave intelektuale bullgare, realizimin e disa dokumentarëve për bullgarinë dhe historinë e dy vendeve, organizimin e aktiviteteve kulturore, mbështetjen për bizneset bullgare, etj. “Përvec këtyre, tha z.Radev,  ai ka prekur nga afër zonat ku jeton pakica bullgare në shqipëri dhe ka dhënë e jep ndihmesën e tij për identifikimin e këtij komuniteti, zgjidhjen e problemeve të tyre sociale, arsimimin dhe integrimin e tij sa më të plotë në shoqërinë shqiptare”. Në fjalën e tij, pas falenderimeve të rastit, z.Hoxhaj, tha ndër të tjera se ”ndihem i suprizuar dhe i emocionuar nga ky vlerësim i lartë dhe se do të punoj akoma më shumë për të mirën dhe afrimitetin e dy popujve tanë”.

Në urdhërin që shoqëron, vlerësimin e lartë “Titulli i Nderit”, firmosur nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Sh.T.Z. Rumen Radev, shkruhet: ”“Në lidhje me angaxhimin personal për zhvillimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Bullgare, bashkëpunimin për çeshtjet e komunitetit kombëtar bullgar në Republikën e Shqipërisë, urdhëroi ti ipet Z.Selim Hoxhaj, “Titulli i Nderit”. Datë 6 Mars 2020, Sofje-Bullgari”.

Ceremonia në fjalë është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të presidencës bullgare. “Gjatë takimit, presidenti Rumen Radev i dorëzoi  “Titulli i Nderit”, Konsullit të Nderit të Bullgarisë në Shqipëri, Selim Hoxhaj për kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mbështetjen e tij aktive e të gjatë për bashkatdhetarët tanë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të presidencës bullgare. Edhe mediat bullgare i kanë rezervuar kësaj ceremonie një vend të veçantë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.