MaqedoniaRajoni

Presidenti Ivanov takon gjeneral majorin Steven Cray

 Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u takua sot me gjeneral majorin Stiven Cray, komandant i Gardës Kombëtare të shtetit të Vermont, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoni bashkë me një delegacion ushtarak.

Siç njoftojnë nga presidenca, në takim u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin afatgjat dhe të frytshëm midis Armatës së Maqedonisë (ARM) dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, përmes pjesëmarrjes së përbashkët në misionet paqeruajtëse, përmes realizimit të stërvitjeve të përbashkëta, dhe trajnimet dhe edukimet e pjesëtarëve të të dyja armatave.

“Presidenti Ivanov e përshëndeti partneritetin strategjik të ARM-së me Gardën Kombëtare të Vermontit duke theksuar se bashkëpunimi i suksesshëm me këtë shtet federal në lëmin e mbrojtjes paraqet një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e kabinetit presidencial.

Në takim, thuhet më tej, Ivanov ka theksuar se Maqedonia plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret për anëtarësim në NATO dhe se me pjesëmarrjen e saj në misionet paqeruajtëse “de facto” vepron si anëtare e organizatës Veri-Atlantike. Ai shprehu pritjet për një mbështetje më intensive amerikane, në mënyrë që Republika e Maqedonisë të marrë vendin e saj të duhur në NATO.

“Gjeneral-majori Cray uroi për angazhimin e përgjithshëm të ushtarëve të Maqedonisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Ai tha se SHBA-të si më parë do të vazhdojë të jenë një mbështetës i angazhimit strategjik të Republikës së Maqedonisë për integrim të plotë në strukturat euro-atlantike”, thuhet në deklaratë.

Në vitin 2012, presidenti Ivanov dekoroi Gardën Kombëtare të Vermontit me çmimin për merita ushtarake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button