Presidenti Nikolliq po i bën dëm Serbisë me deklaratat për Trepçën, thotë liberali Jovanoviq
Kryetari Partisë Liberademokrate dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar sot se deklarata e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, rreth minierës Trepça “është me përplot papërgjegjësi, që dëshmon edhe një herë se ai në çdo moment sjell jo stabilitet në jetën politike të Serbisë”.
Nga ai, si kryetar shteti, pritet vetëm në gjë – propozimi i zgjidhjes së problemit për të cilin kompetent është në kuadër të kompetencave kushtetuese, thuhet në deklaratën me shkrim të Jovanoviqit, njofton FoNet.
Nikolliq, për fat të keq, ka marrë qëndrimin me të cilin është lehtë të merret përkrahja e Rusisë, për ç’shkak, nuk meriton asnjë përkrahje në Serbi , për shkak se është e qartë se ai punon drejtpërdrejt kundër vendit të vet, ka thënë Jovanoviq.
Interesi më i madh i Serbisë është paqja, e ai gjithnjë e më pak po e përmend, ka thënë liberali serb, transmeton koha.net.
Temat e konflikteve dhe të mospajtimeve po bëhen prioritet në programin e përfaqësuesve të pushtetit, që nga Nikolliqi, te ministrat dhe nëpunësit e ultë qeveritarë, ka thënë Jovanoviq.