Bota

Presidenti Obama për të katërtën herë në Arabinë Saudite

Presidenti Obama u takua me mbretin Salman të Arabisë Saudite në Riad, mes tensioneve të shtuara midis të dy vendeve dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme se si të luftohet terrorizmi dhe si të trajtohen konfliktet rajonale.

Presidenti Obama mbërriti sot në Riad ku iu rezervua një pritje e ngrohtë para se të fillonte bisedimet me dyer të mbyllura me mbretin Salman.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa shohin Shtetin Islamik si  kërcënimin kryesor, por për shumë shtete të Gjirit kërcënimi kryesor është Irani dhe grupet që mbështet ai, si presidenti sirian Asad, dhe kryengritësit Huthi në Jemen.

Kjo është hera e katërt për presidentin Obama që viziton Arabinë Saudite.  Bisedimet e sotme do të pasohen nesër nga takimi i lartë i 6 vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button