☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 05 May 2026
S&P 500 7,201 ▼0.41%
DOW 48,942 ▼1.13%
NASDAQ 25,068 ▼0.19%
NAFTA 104.94 ▼1.39%
ARI 4,533 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $79,900 ▲ +2.04% ETH $2,350 ▲ +1.7% XRP $1.3914 ▲ +0.48% SOL $84.0700 ▲ +0.82%
S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.94 ▼1.39 % ARI 4,533 ▼0.02 % S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.94 ▼1.39 % ARI 4,533 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Bota

Këshilli NATO-Rusi: Ekzistojnë mosmarrëveshje të thella

Këshilli NATO-Rusi u mblodh të mërkurën për herë të parë që nga viti 2014, por të dy palët nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet mbi çështjet kyçe.
Ambasadorët nga 28 vendet e NATO-s dhe një delegacion rus morën pjesë në takimin e zhvilluar në Bruksel.
Bisedimet ishin të sinqerta, serioze dhe të vërtetë e mira, tha për gazetarët pas takimit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Megjithatë, ai shtoi se NATO dhe Rusia kanë mosmarrëveshje të thella dhe të vazhdueshme dhe se takimi i së mërkurës nuk i ka ndryshuar ato.
Zoti Stoltenberg tha se anëtarët e NATO-s e bënë të qartë gjatë takimit se ata qëndrojnë të patundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk e njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia.
Ai tha se ata gjithashtu theksuan se shtimi i shkeljeve të armëpushimit në Ukrainën lindore në ditët e fundit dhe një incident i kohëve të fundit që vuri në shënjestër vëzhguesit e  Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ishin thellësisht shqetësuese.
Megjithatë, shefi i NATO-s shtoi se të 29 anëtarët e Këshillit ranë dakord mbi nevojën për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjeve të Minskut, nënshkruar në vitin 2014 që synojnë t’i  japin fund konfliktit në Ukrainë.
Më parë të mërkurën, përpara se këshilli të mbidhej, zoti Stoltenberg tha se takimi do të ishte veçanërisht i rëndësishme për shkak të incidenteve të javës së kaluar, në të cilën Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se avionët e saj luftarakë fluturuan shumë pranë me një luftanije amerikane në Detin Baltik.
Ambasadori i Rusisë në NATO, Alexander Grushko, i cili mori pjesë në takimin e Këshillit NATO-Rusi të mërkurën, tha se aeroplanët rusë i kryen këto fluturime pranë luftëanijes USS Donald Cook, sepse ajo kishte lundruar pranë Kaliningrad, një enklavë ruse në bregun e Detit Baltik.

Prania e anijes atje, tha ai, ishte përpjekje për të ushtruar presion ndaj Rusisë, duke shtuar se Rusia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese në përgjigje të një përdorimi të tillë të mundshëm, të forcës ushtarake detare të SHBA.
Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe anëtarëve të NATO ngrinë pasi Rusia aneksoi një pjesë të Ukrainës lindore dhe pas fillimit të konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.