Rajoni

Presidenti Plevneliev: Brenda disa ditësh do shpallen të akuzuarit për sulmin në aeroportin “Burgas”

Brenda disa ditësh do të ketë të akuzuar për sulmin në aeroportin e qytetit bregdetar Burgas, informoi presidenti Rosen Plevneliev pas takimit me homologun e tij izraelit Reuven Rivlin. Gjatë korrikut të vitit 2012 u shpërthye një bombë pranë një autobusi me turistë izraelitë. Të vrarët ishin 5, në këtë numër është shoferi bullgar i autobusit Mustafa Kjosov. Plevnelievi deklaroi se tashmë dihet cilët janë organizatorët dhe kryesit e atentatit. Gjatë takimit të dy presidentëve Reuven Rivlin tha se partneriteti mes Bullgarisë dhe Izraelit mund të zhvillohet në shumë fusha. Sipas fjalëve të tij një nga sferat me interes të përbashkët është energjetika. Rivlin informoi se në takimet e ardhshme do të diskutohet çështja për furnizimet e gazit nga Izraeli tek ne.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button