Bota
Presidenti Trump pranon ndërhyrjen ruse në presidencialet e vitit 2016
Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë korrigjoi deklaratat e tij të cilësuara shumë të përzemërta kundrejt udhëheqësit të Kremlinit, duke shpjeguar se ishte keqkuptuar në Helsinki kur tha se nuk kishte asnjë arsye për të mos besuar mohimet e Putin në lidhje me ndërhyrjet e Moskës në zgjedhje.
‘’Pranoj konkluzionet e shërbimeve tona sekrete sipas së cilëve Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e 2016’’, pohoi Trump, duke theksuar ‘’respekti i tij’’ ndaj agjencive federale.
Kjo ndërhyrje e Moskës nuk ka patur ‘’asnjë ndikim’’ në rezultatin e zgjedhjeve që u fituan nga miliarderi republikan, përfundoi Trump.