Politika

Presidentja Atifete Jahjaga priti ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit dhe perspektivën evropiane të të dyja vendeve si dhe të rajonit të Evropës Juglindore.

Bushati-JahajagaPresidentja Jahjaga dhe ministri Bushati theksuan rëndësinë e përmbylljes së kapitujve në procesin e integrimeve evropiane dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, si një prej kushteve të rëndësishme në rrugën e integrimeve. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se është e domosdoshme që Kosova të ruajë hapin e saj në proceset integruese dhe të shtojë angazhimin e saj në fusha të ndryshme, posaçërisht në energjetikë e infrastrukturë, që njëkohësisht janë edhe projekte rajonale.

Presidentja Jahjaga theksoi se bashkëpunimi rajonal është i përcaktuar edhe nga dinamika e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përmes procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, dhe tha se rruga evropiane e Serbisë duhet të kushtëzohet edhe nga përmbushja e obligimeve dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në procesin e Brukselit.

Ministri i punëve i jashtme i Republikës së Shqipërisë, zotëri Ditmir Bushati theksoi se të gjitha vendet e rajonit, përfshirë dhe Kosovën, kanë perspektivë evropiane dhe ato duhet të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre përmes projekteve të përbashkëta, që do të ndihmojë edhe zhvillimin e përgjithshëm të të gjithë rajonit. Ai tha se Shqipëria do të jetë përkrah Kosovës dhe do ta mbështesë atë në çdo fushë dhe në proceset integruese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button