☁️
Tiranë 11°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.41 ▼0.46%
ARI 4,075 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,629 ▼ -0.19% ETH $2,164 ▼ -3.14% XRP $1.1317 ▼ -2.5% SOL $88.1200 ▼ -1.41%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.41 ▼0.46 % ARI 4,075 ▲0.01 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.41 ▼0.46 % ARI 4,075 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
09 Nën 2026
Breaking
Bota

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane paralajmëron inflacion të lartë eurozonë

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka paralajmëruar inflacion të lartë në Europë, ndërsa Banka Qendrore Europiane po shqyrton një tjetër rritje të normave të interesit në dhjetor.

Inflacioni në Eurozonë pritet të mbetet i lartë gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa Banka Qendrore Europiane (BQE) po shqyrton mundësinë e një tjetër rritjeje të normave të interesit në dhjetor. Paralajmërimi vjen nga presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, në një intervistë për gazetën japoneze Yomiuri Shimbun.

Lagarde tha se ende nuk mund të konfirmojë nëse normat e interesit do të rriten muajin e ardhshëm, por theksoi se aktualisht nuk ka sinjale që tregojnë një ndryshim të prirjes së inflacionit.

“E dimë se normat e inflacionit do të mbeten të larta gjatë tremujorëve të ardhshëm”, deklaroi ajo.

Sipas Lagarde, BQE po ndjek me kujdes marrëveshjet shumëvjeçare të pagave, pritshmëritë e kompanive për rritjen e tyre dhe tregues të tjerë ekonomikë, për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Aktualisht, inflacioni në Eurozonë është dyfishi i objektivit prej 2% të BQE-së. Për këtë arsye, disa zyrtarë kanë sinjalizuar një rritje të mundshme të normave të interesit me 0.25 pikë përqindjeje në dhjetor.

Një vendim i tillë do të pasonte dy rritjet e mëparshme, të ndërmarra pas shtrenjtimit të energjisë si pasojë e luftës kundër Iranit. Megjithatë, sipas Bloomberg, shqetësimi kryesor është se sa mund të rriten më tej kostot e huamarrjes pa dëmtuar ekonominë e 21 vendeve të Eurozonës.

Ndërkohë, Lagarde, 70 vjeçe, ka njoftuar se do të largohet nga drejtimi i BQE-së në shkurt, rreth nëntë muaj përpara përfundimit të mandatit. Në garë për ta pasuar janë holandezi Klaas Knot dhe spanjolli Pablo Hernandez de Cos.

E pyetur për mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027, Lagarde tha se nuk e ka një plan të tillë, por synon të marrë pjesë në debatin publik dhe të shprehë qëndrimet e saj për kandidatët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.