☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.52 ▼4.15%
ARI 4,575 ▲3.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,444 ▼ -0.14% ETH $2,150 ▲ +0.61% XRP $1.4078 ▼ -0.28% SOL $90.8800 ▲ +0.77%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.52 ▼4.15 % ARI 4,575 ▲3.94 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.52 ▼4.15 % ARI 4,575 ▲3.94 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Presidentja sllovake kritikon planet e Ficos për reforma

Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova, i ka kritikuar planet e Qeverisë së re në Bratislavë për të bërë ndryshime në sistemin e drejtësisë.

“Në një letër dërguar Ministrit të Drejtësisë, edhe Komisioni Evropian ka bërë thirrje që planet të rishqyrtohen”, ka thënë Çaputova përmes një deklarate publike, të premten.

Presidentja e ka shprehur shqetësimin e saj, pasi koalicioni i ri qeveritar, trepartiak, i udhëhequr prej kryeministrit Robert Fico, e ka miratuar të mërkurën një projektligj në kabinet, për të mbyllur Zyrën Speciale të Prokurorit për çështje të Korrupsionit, me arsyetimin se është shumë e politizuar.

Kjo zyrë trajton rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe është përgjegjëse për krim të organizuar dhe krime tjera potenciale.

Fakti që Qeveria dëshiron t’i zvogëlojë dënimet për shkelje korruptive, për t’i bërë ato në linjë me sistemet ligjore të vendeve tjera të BE-së, mund të ngre pikëpyetje nëse Sllovakia po vendos masa të mjaftueshme ndëshkuese për keqpërdorim të fondeve të BE-së, ka thënë ajo.

Opozita ka paralajmëruar për kërcënim të sundimit të ligjit dhe e ka akuzuar Qeverinë se po tenton t’i fshehë rastet e korrupsionit në nivel të lartë, të qeverive parapake, të udhëhequra nga partia e Ficos, deri më 2020.

Çaputova ka thënë se nëse parlamenti do t’i miratojë planet e Qeverisë, ajo do ta përdorë veton me efekt pezullues.

Në mbrëmjen e së enjtes, mijëra njerëz kanë protestuar para zyrave qeveritare në Bratislavë.

Protesta, e cila është organizuar prej partive opozitare, ka qenë kundër planeve për shpërbërje të zyrës së Prokurorit Special.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.