Pret damarët në fyt e duar i burgosuri në qelinë e 302-shit
-Një i burgosur ka tentuar të vrasë veten në qelinë e burgut 302 në Tiranë.
Nik Llakaj ka prerë damarët në fyt e duar dhe është gjetur i mbytur në gjak nga punonjësi të sigurisë së burgut. Menjëherë në gjendje kritike është dërguar në spitalin e burgut ku dhe iu dha ndihma e shpejtë.
Nik Llakaj akuzohet për vrasjen e Ervin Medinit më 29 prill të këtij viti. Llakaj pretendon se është dënuar me pa të drejtë.
Pretendimi
“Nuk e vrava unë Ervin Merdinin. Ndoshta ka rënë nga biçikleta. Kishim një konflikt, por s’e kam qëlluar”. Kështu ka deklaruar në gjykatë në muajin Maj, Nik Llakaj, i cili akuzohet se më 29 prill ka qëlluar me thikë ndaj 27-vjeçarit Merdini, fqinj me njëri-tjetrin. Prokuroria thotë se ka prova se është pikërisht ky person, tashmë i arrestuar, ka qëlluar me thikë ndaj viktimës, pavarësisht se ngjarja fillimisht u raportua si vdekje “aksidentale”.
Mungesa e një dëshmitari okular ka sjellë çoroditje për policinë dhe prokurorinë, të cilave iu deshën disa ditë kohë për ta zbardhur. Dhe sërish, u ndihmua nga ekspertiza mjekoligjore, që përcaktoi se mjeti mprehës nuk ishte piruni i biçikletës, por një thikë, që i kishte prekur edhe organet jetësore.
Pas mbledhjes së provave, autori, Llakaj, ka dale para Gjykatës së Tiranës. Ai ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj akuzës, e lexuar nga prokurori Adriatik Cama. Ky i fundit lexoi aktakuzën, sipas së cilit, Llakaj dhe Merdini kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin, disa ditë para ngjarjes. Madje, sherret kanë vijuar në mënyrë verbale dhe tensioni arriti kulmin më 29 prill, kur Merdini e qëlloi me thikë, duke e lënë të vdekur. Për prokurorinë, vrasja është cilësuar si me dashje, dhe Llakaj, krahas kësaj akuze, do të hetohet, dhe ndoshta gjykohet, edhe për mbajtje të armëve të ftohta. Burimet nga Prokuroria e Tiranës thanë se agjentët e policisë, pas kontrollit në banesën e autorit, kanë gjetur edhe thikën. Ekspertizat zbuluan se kjo thikë i përmbush kushtet për të qenë një armë e ftohtë, ndërsa u gjetën edhe gjurmë gjaku. Pas krahasimit, rezultoi se gjaku ishte i njëjtë me viktimën, pra Merdinin. Në këtë mënyrë, prokuroria siguroi një provë të fortë, që e ndihmon për ngritjen e akuzës ndaj Llakajt. Edhe për gjykatën, provat e paraqitura ishin bindëse dhe pas shqyrtimit paraprak, vendosi masën e arrestit burg pa afat.
Vrasja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 29 prillit, të këtij viti, në rrugën “Jashar Erebara” në Tiranë. I ndjeri para disa kohësh kishte kaluar në gjendje depresive. Motivi i sherrit ka qenë tepër banal. Pasditen e 29 prillit, ata janë ndeshur sërish në rrugë, ku viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Zënka mes palëve është rigjeneruar sërish, duke degjeneruar deri në vrasjen e 27-vjeçarit. Burimet thonë se fillimisht kundërshtarët kanë shkëmbyer fjalë fyese me njëri-tjetrin. Në gjaknxehtësi e sipër, Llakaj e ka qëlluar me thikë, direkt në zemër, duke i çarë aortën. Pas kësaj autori i dyshuar i krimit, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën të varur në biçikletë.
Pas vrasjes 3 versione mbi krimin
Brenda 4 diteve policia e Tiranes ka ndërruar 3 here pistën e hetimit për vdekjen e 24-vjeçarit Ervin Medini. Pista e pare ishte ajo e dyshimit per vrasje, pastaj vdekje aksidentale nga goditja e nje kunji hekuri qe ndodhej ne timonin e biçikletës nga e cila dyshohej se ishte rrezuar. Medini u gjet i vdekur pranë biçikletës ne rrugen Besa ne Tirane. Mbrëmjen e së premtes policia raportoi arrestimin e Nik Llallajt me akuzën e vrasjes me paramendim te Medinit me thike. Shkak sipas policisë ka qenë një grindje e ndodhur një jave para vrasjes për motive banale ne lagje.