Ekonomia

Prezantohet Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta prezantoi të premten në selinë e BSH-së, Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë, Genti Sejkon, i cili mori konsensusin politik gjatë seancës plenare të së enjtes. Meta tha se zgjedhja me konsensus e Guvernatorit Sejko është dëshmi e përgjegjshmërisë së forcave politike për të mbështetur Bankën e Shqipërisë.

sejko1-275x213“Nuk para ndodh në Kuvendin e Shqipërisë që të ketë votime me konsensus, por besoj momenti tregon përgjegjshmërinë e të gjtha forcave politike për të mbështetur Bankën e Shqipërisë”, deklaroi Meta.

Ndërsa Guvernatori i ri i BSH-së, Genti Sejko tha se ndjehej i lumtur që rikthehej në Bankën e Shqipërisë.

BSH, tha ai, prej më shumë se dy dekadash ka kontribuar në stabilitetin financiar dhe në rritjen ekonomike të vendit.

“Është një institucion që është rritur vit pas viti për të arritur deri këtu ku është sot, në një nivel të standardeve ndërkombëtare”, tha Sejko. Ne, theksoi Sejko, do të punojmë së bashku si një skuadër në mënyrë që të arrijmë susksesshëm objektivat tanë. Jemi të vetdijshëm, tha Sejko, për problematikat dhe sfidat e kohës, që ka ekonomia e rajonit e që janë reflektuar edhe në realitetin shqiptar dhe jemi të kënaqur që ekonomia nuk është goditur në ato përmasa nga kriza dhe që ka progresuar në mënyrë të sukseshme.

“Jemi po ashtu të vetedijshëm se kemi një sistem bankar të mirëkapitalizuar dhe likuid e do të shfrytëzojmë këtë gjendje të sistemit bankar për të promovuar më tej ekonominë”, tha Sejko. Së bashku, e vijoi fjalën kreu i ri i BSH-së, do të arrijmë të shtrijmë e kryejmë rolin tonë në drejtim të të gjitha funksioneve të Bankës Qendrore, duke qënë gjithmonë e më shumë transparent e të përgjegjeshëm ndaj publikut e Parlamentit. “Do të sigurojmë që funksionet në Bankës Qendrore do të kryhen në përputhje me ligjin në të gjitha departamentet. Jemi optimistë për të kontribuar në një ringritje ekonomike që do të kontribuojë për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Sejko.

Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u votua dje nga Parlamenti me 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim, në një votim të fshehtë që nuk u shoqërua me asnjë debat. Votimi për emrin e propozuar nga Presidenti i Republikës, ashtu siç pritej nuk u shoqërua me asnjë surprizë, pasi Genti Sejko mori mbështetjen e të dyja palëve edhe në Komisionin e Ekonomisë kur u zhvillua seanca dëgjimore.

Genti Sejko merr detyrën pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, qe u pasua me shkarkimin e Ardian Fullanit nga detyra e Guvernatorit. Për këtë shkak në detyrat që Sejko ka paraqitur si synim të tij, kthimi i besimit tek institucioni dhe rritjen e transparencës tek Banka e Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button