Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Turqi
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım pas takimit të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara me presidentin Recep Tayyip Erdoğan ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar.
Kryeministri Yıldırım ka njoftuar se ministri i Drejtësisë Bekir Bozdağ dhe ministri e Mbrojtjes Kombëtare Fikri Işık janë emëruar në postin e Zv.kryeministrit.
Ndër të tjera Yıldırım, ka njoftuar se ministër i Drejtësisë është emëruar Abdülhamit Gül, ndërsa Jülide Sarıeroğlu është emëruar në postin ministres së Punës dhe Sigurisë Sociale.
Ndryshimet e bëra në kabinetin e ri janë si më poshtë:
Zëvendëskryeministër: Bekir Bozdağ, Mehmet Şimşek, Fikri Işık, Recep Akdağ, Hakan Çavuşoğlu
Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül
Ministre e Familjes dhe Politikave Sociale: Fatma Betül Sayan Kaya
Ministër i Bashkimit Evropian: Ömer Çelik
Ministër i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë: Faruk Özlü
Ministre e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Jülide Sarıeroğlu
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Urban: Mehmet Özhaseki
Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu
Ministër i Ekonomisë: Nihat Zeybekci
Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Berat Albayrak
Ministër i Rinisë dhe Sporteve: Osman Aşkın Bak
Ministër i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë: Ahmet Eşref Fakıbaba
Ministër i Doganave dhe Tregtisë: Bülent Tüfenkci
Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu
Ministër i Zhvillimit: Lütfi Elvan
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Numan Kurtulmuş
Ministër i Financave: Naci Ağbal
Ministër i Arsimit Kombëtar: Ismet Yılmaz
Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Nurettin Canikli
Ministër i Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave: Veysel Eroğlu
Ministër i Shëndetësisë: Ahmet Demircan
Ministër i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimit: Ahmet Arslan
Yıldırım flet për ndryshimet në kabinetin qeveritar
Binali Yıldırım lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritar tha se “As ata që e kanë lënë pozitën, as ata që e kanë marrë nuk kanë epërsi ndaj njëri tjetrit. Por, kjo është një garë e flamurit, një gjak i freskët dhe këto ndodhin kur në kabinetin qeveritar ka nevojë për ndryshime të reja”.
Yıldırım pas takimit të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara me presidentin Recep Tayyip Erdoğan mbajti një konferencë për media. Duke prezantuar ndryshimet e bëra në Qeverinë e 65-të, Yıldırım uroi kabinetin e ri qeveritar.
Lidhur me ndryshimin në fjalë, Yıldırım tha se 15 ministra do të vazhdojnë ta mbajnë detyrën e njëjtë dhe se në kabinetin qeveritar i cili përbëhet nga 26 ministra dhe zv/ministra, është shkuar në ndryshime të posteve ose në ndryshime të detyrës për 11 anëtarë të kabinetit qeveritar.
Duke falënderuar për shërbimet e tyre të gjithë ata të cilët kanë punuar dhe nuk kanë marrë detyrë pas këtyre ndryshimeve, kryeministri Yıldırım uroi sukses për mandatarët e rinj.
– “Kjo është një garë e marrjes së flamurit, një gjak i freskët”
Pas fjalimit të mbajtur, Yıldırım u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me atë se “Cilat ishin kriteret gjatë vendosjes së këtyre emrave?”.
“Ne me zotëri Presidentin u takuam dhe bëmë konsultimet dhe negociatat e nevojshme dhe sot po e publikojmë këtë ndryshim në opinionin publik. Sigurisht që miqtë tanë, ata të cilët kanë shërbyer dhe ata të cilët sot do të fillojnë detyrën e re në kabinetin qeveritar, të gjithë janë me kapacitet dhe virtyte më të larta se njëri tjetri. Në këtë aspekt as ata që e kanë lënë pozitën, as ata që e kanë marrë nuk kanë epërsi ndaj njëri tjetrit. Por, kjo është një garë e flamurit, një gjak i freskët dhe këto ndodhin kur në kabinetin qeveritar ka nevojë për ndryshime të reja. Këto në përgjithësi janë gjëra që ndodhin në demokraci dhe politikë”, tha kryeministri Yıldırım.
Në lidhje me ndarjen e detyrave ai tha se “Po vazhdojnë punimet për ndarjen e detyrave, posaçërisht për ndarjen e detyrave të zv/kryeministrave. Gjatë ditës edhe ato do të publikohen”.
Sot kryeministri i Turqisë, Yıldırım tha se ministri i Drejtësisë Bekir Bozdağ dhe ministri e Mbrojtjes Kombëtare Fikri Işık janë emëruar në postin e Zv.kryeministrit.
Ndër të tjera ai bëri të ditur se ministër i Drejtësisë është emëruar Abdülhamit Gül, ndërsa Jülide Sarıeroğlu është emëruar në postin ministres së Punës dhe Sigurisë Sociale.