🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.76 ▼2.34%
ARI 4,806 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,400 ▲ +5.03% ETH $2,377 ▲ +8.82% XRP $1.3696 ▲ +3.27% SOL $86.1700 ▲ +5.28%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.76 ▼2.34 % ARI 4,806 ▲0.81 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.76 ▼2.34 % ARI 4,806 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prezantohet platforma e edukimit fiziko-sportiv

xxx9-524x350 Zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, prezantoi sot Platformën e edukimit fiziko-sportiv në sistemin arsimor.

Gjatë konferencës zv/ministri Dimraj tha se qëllimi i platformës është të përmirësojë shëndetin, sidomos të rinisë shkollore, nëpërmjet masivizimit të aktivitetit fizik.

“Platforma e Edukimit Fiziko-Sportiv në Sistemin tonë Arsimor do të masivizojë zhvillimin e aktiviteteve fiziko-sportivë në gjithë vendin mbi bazat e shkencave të lëvizjes humane”, tha Dimraj.
Sipas tij, masivizimi i edukimit fiziko-sportiv për gjithë brezin e ri shkollor përbën qëllimin prioritar për krijimin e kulturës përkatëse bashkëkohore për shoqërinë shqiptare.
“Për të njohur plotësisht realitetin aktual mbi organizimin dhe zhvillimin e Edukimit Fiziko-Sportiv në Sistemin tonë Arsimor u dërguam të gjitha DAR/ZA-ve e respektivisht tërë shkollave të arsimit parauniversitar të vendit një pyetësor prej 43 pikash, i cili së bashku me përgjigjet e shkollave shpjegon qartë se aktivizimi i përshtatshëm fiziko-sportiv në shkollat tona është i prapambetur. Unë mendoj se ne të gjithë me kontributet tona duhet të fusim në natyrën e jetës së shoqërisë sonë, Edukatën e Lëvizjes si bazë e Edukimit Fizik dhe Sportit, duke arritur atë që sot mungon më shumë se asnjëherë tjetër “Masivizimin e Edukimit Fizik dhe Sportit” , tha Dimraj
Platforma e edukimit fiziko-sportiv në sistemin arsimor, në thelb paraqet një strukturë bashkëkohore zhvillimi, e cila i krijon sistemit arsimor dhe vete shoqërisë rrugët për zhvillimin e edukimit fizik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.