Kronika

Prezantohet portali ‘Njoh ligjin’, orienton qytetarët në peizazhin ligjor

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezantoi sot portalin NjohLigjin.al, i cili u vjen në ndihmë qytetarëve të orientohen në peizazhin e gjerë ligjor, në fushat më me interes në jetën e tyre të përditshme.

Portali, i realizuar me fonde të qeverisë kanadeze, është pjesë e një pune më të gjerë për edukimin ligjor të publikut, që bëhet nga Prezenca e OSBE-së dhe që ka në bazë moton “Shteti i së drejtës fillon nga ti”.

NjohLigjin.al është një tjetër kontribut praktik nga Prezenca e OSBE-së për të siguruar një reformë reale në sektorin e drejtësisë. Prezenca bashkë kryeson nëngrupin për edukimin ligjor të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Duke folur në prezantimin e kësaj platforme, zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, u shpreh se të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi të njihen dhe kuptojnë ligjin, pavarësisht profilit të tyre. “Mund të duket e mjaftueshme që teksti i ligjeve të jetë publikisht i disponueshëm, në mënyrë që njerëzit të mund ta lexojnë atë. Sidoqoftë, ashtu siç e di shumëkush nga ju që është përpjekur të lexojë dhe të kuptojë ndonjë prej këtyre teksteve, kjo gjë nuk është dhe aq e websitelehtë. Kur qytetarët e thjeshtë lexojnë një ligj ata çorientohen më shumë sesa sqarohen. Dhe thuajse në asnjë rast nuk zbatohet vetëm një ligj për një problem të caktuar, por, përkundrazi, bëhet fjalë për një tërësi tekstesh ligjore që duhen marrë parasysh”, tha Wilton.

“Ata prej jush që kanë formim ligjor kanë mësuar sesi të orientohen në këtë botë juridike, por shumica e njerëzve nuk e kanë këtë formim. Synimi i faqes “Njoh ligjin” është që t’i japë qytetarit të thjeshtë një mjet të ri veprimi për t’u orientuar në këtë peizazh ligjor. Gjithashtu, kjo faqe duhet parë edhe si një burim për organizatat e shoqërisë civile dhe klinikat e ndihmës ligjore që ofrojnë këshillim ligjor falas për qytetarët, sidomos për ata që mund të mos kenë akses në internet”, vijoi zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së

Konsulli i Nderit i Kanadasë në Shqipëri, Krenar Loloçi, i pranishëm në këtë veprimtari, foli për partneritetin e vijueshëm mes Kanadasë dhe Prezencës së OSBE-së në mbështetje të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button