Bota

Princi Charles bëhet Mbreti Charles III

Më mirë vonë se kurrë. Pritshmëritë nga mbreti i ri britanik Charles janë të shumta. Një anëtar i familjes mbretërore duhet të jetë i sprovuar dhe të ketë shumë durim.

Großbritannien Royals l Queen Elisabeth Ai ishte Princi i Uellsit për 63 vjet. Tani – në moshën 73-vjeçare – Princi Charles është trashëgimtari më i vjetër i fronit britanik, në të cilin është konfrimuar me emrin Mbreti Charles III.

“Trashëgimia e fronit mbretëror është planifikuar mirë – siç janë parashikuar mirë edhe ceremonitë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth”, tha për DW Robert Hazell, shkencëtar politik në University College London. “Por shumëçka varet nga reagimi dhe mbështetja e opinionit ndaj Mbretit Charles. Nga kjo varet edhe puna e tij.”

Jeta në familjen mbretërore

Großbritannien | Prince Charles

Princi Charles ka pasur mjaft kohë për t’u përshtatur me jetën në qendër të vëmendjes. Në vitin 1970 ai mori një diplomë bachelor në histori nga Trinity College, Cambridge. Më pas ai vazhdoi një karrierë ushtarake – ndër të tjera ai komandonte edhe anijen për kërkimin e minave HMS Bronington.

Në verën e vitit 1981 ai u martua me 20-vjeçaren Diana Spencer. Princesha Diana ishte jashtëzakonisht e njohur, por ajo ishte edhe nën vëzhgimin e vazhdueshëm të tabloideve. Më në fund, të dy u divorcuan në vitin 1996. Një vit më vonë, Diana vdiq në një aksident spektakolar me makinë.

Prinzessin Diana | Hochzeitsdiadem

Charles citohet t’i ketë thënë Dianës gjatë procedurave të ndarjes: “Ti vërtet pret seriozisht që unë të jem princi i parë i Uellsit që nuk ka ndonjë të dashur?” Camilla Parker Bowles ka qenë e dashura e tij për një kohë të gjatë. Në vitin 2005 ata u martuan.

Dhe kështu ka dy anë të Charles – në njërën anë “Womanizer” (impresionues i femrave) e në anën tjetër filantropist. Përveç të ashtuquajturit “Prince’s Trust”, një shoqatë bamirësie e themeluar nga Charles në 1976, për të mbështetur të rinjtë, ai mbështet ndër të tjera edhe iniciativat e artit.

Por pasioni më i madh i Charles është mbrojtja e mjedisit dhe angazhimi kundër ndryshimeve klimatike. Ai është përfshirë në një projekt për mbrojtjen e pyjeve që nga viti 2007. Ai solli kompani, politikanë dhe personalitete të ndryshme në këtë organizatë, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj pyjeve tropike.

Si mbret, Charles ka të ngjarë të vazhdojë të mbrojë diversitetin fetar dhe një Britani multikulturore dhe moderne. Ai kishte paralajmëruar paraprakisht se kurorëzimi i tij do të ishte një ngjarje shumëfetare.

Politika

Königin Elizabeth II.

Por Charlesit i mungojnë instinktet e nënës së tij. Ai rrallë mund të mbetet i paanshëm në çështjet politike ose sociale. Në të kaluarën ai shpesh ka shprehur pikëpamjet e tij për çështjet. Mungesa e neutralitetit ishte evidente edhe në aferën rreth memorandumeve të ashtuquajtura “Black Spider”. Gazeta Guardian ka publikuar të dhëna ku thuhet se Charles u përpoq të ushtronte ndikim tek anëtarët e qeverisë dhe politikanë të tjerë. Bëhej fjalë ndër tjerash për mbrojtjen e peshqve të rrezikuar, porositjen e pajisjeve ushtarake për trupat në Irak apo dhe asgjësimin e baldosëve, për të ndaluar përhapjen e tuberkulozit tek bagëtia. Publikimi i këtyre të dhënave ka rezultuar me një proces të gjatë ligjor.

Si mbret, Charles duhet të përmbahet nga gjërat e tilla, thotë shkencëtari politik Hazell. “Monarku duhet të jetë neutral për të gjitha çështjet politike, siç ka qenë Mbretëresha. Charles do të ketë mundësi të shprehë pikëpamjet e tij gjatë audiencave të tij javore me kryeministrin, por ai duhet të respektojë të drejtat e tij kushtetuese – të konsultohet, të inkurajojë dhe të paralajmërojë për gjerat”. Përndryshe, Hazel pret që “qeveria do t’ia kujtojë atij detyrat kushtetuese të një monarku”.

Skandalet

UK Prince Charles

Në vitin 2017, emri i Charlesit u shfaq në të ashtuquajturat “Paradise Papers” – një rrjedhje e të dhënave që zbuloi emrat e politikanëve, sipërmarrësve dhe personazheve të famshëm që bënin investime të dyshimta. Në rastin e tij, thuhet se ka qenë një kompani që operonte në Bermuda. Flitet se Charles ka mbështetur projektet për ndryshime në politikën klimatike në vitin 2007, por nuk i ka publikuar të dhënat se nga këto do të përfitonte përmes bizneseve në vende të tjera. Por Charles ka mohuar se është i përfshirë drejtpërdrejt në llogarinë offshore.

Së fundmi ka pasur edhe zbulime të tjera për “skandale me para”. Thuhet se të pasurit e huaj kanë pasur përfitime në këmbim të donacioneve për Fondacionin e Princit Charles. Në një rast flitet për një manjat saudit, i cili u shpall kalorës për shërbimet e tij. Ndërsa në një rast tjetër flitet për një bankier rus, të cilit i është premtuar një takim me Charles.

Zbulimet kanë çuar në dorëheqjen e tre punonjësve kryesorë në organizatën për bamirësi, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e ngushtë të Charles, Michael Fawcett. Kryetari i bordit të fondacionit ka dhënë dorëheqjen “përkohësisht”. Vetë Charles ka mohuar çdo njohuri për praktikat e supozuara.

Vëzhguesit pajtohen që Charles duhet të shmangë incidente të tilla nëse, si mbret, dëshiron të ketë opinionin publik në anën e tij. Ose siç shprehet politologu Hazell: sa i pranuar dhe sa popullor do të jetë Mbreti Charles varet nga ai vet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button