Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,772 ▼0.15%
DOW 47,763 ▼0.31%
NASDAQ 22,594 ▼0.18%
NAFTA 99.52 ▲5.41%
ARI 4,780 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,058 ▼ -1.5% ETH $2,174 ▼ -3.34% XRP $1.3309 ▼ -3.82% SOL $82.1600 ▼ -2.76%
S&P 500 6,772 ▼0.15 % DOW 47,763 ▼0.31 % NASDAQ 22,594 ▼0.18 % NAFTA 99.52 ▲5.41 % ARI 4,780 ▲0.06 % S&P 500 6,772 ▼0.15 % DOW 47,763 ▼0.31 % NASDAQ 22,594 ▼0.18 % NAFTA 99.52 ▲5.41 % ARI 4,780 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prishjet në Jalë: Tensionohet situata, banorët përplasen me policinë, 10 të ndaluar edhe një vajzë 14 vjeçe

Që në nisje të ditës së sotme, banorë të Jalës janë përplasur me forcat e policisë pasi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka filluar të prishë 9 objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e Jalës. Situata është tensonuar dhe 10 persona jane shoqëruar në policinë e Himares, mes tyre dhe një vajze 14 vjeçare.
Objektet që po prishen janë kryesisht hotele një dhe dykatëshe, për të cilat banorët thonë se kishin ende pushues brenda në momentin e mbërritjes së inspektorëve.
Thuhet se Ministria e Mbrojtjes pretendon se ndërtimet janë brënda zonës ushtarake ku është hoteli i ushtarakëve, kurse banorët pohojnë së ndërtimet janë bërë në tokën e tyre, dhe për këtë janë në proces gjyqësor.
IKMT sqaron se për këto objekte është bërë procesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm ndërsa njoftimi është bërë sipas ligjit.
Ndërkohë banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht, madje thonë se objektet janë në pronën e tyre me ligjin 7501.
“Kam dokumentet e pronës, të cilën e kemi me ligjin 7501. Ne jemi në pronën tonë dhe nuk jemi futur absolutisht asnjë metër brenda kufirit. E vetmja arsye që po na i prishin ndërtimet është se ata pretendojnë se në jemi futur brenda territorit të SHPU në Jalë, Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve. Ne e vërtetojmë që nuk është kështu me dokumente. Për këtë kemi bërë edhe ankimim në Gjykatën e Vlorës. Ne jemi në proces gjyqësor dhe e kemi ankimuar brenda afateve kohore. Sot kanë ardhur pa njoftim paraprak dhe pa një vendim”, shprehet një prej pronarëve të ndërtimeve që janë parashikuar të prishen në Jalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.