Pritet që “Rryma Turke” të zgjerojë rrjetin gazsjellës bullgar
Nga data 1 janar, kur startoi transportimi tregtar i gazit rus deri në Turqi dhe Evropë, përmes gazsjellësit “Rryma Turke” u furnizuan 1 miliard metra kub gaz. Afro 54 për qind prej kësaj sasie ishte për tregun turk, ndërsa 46 për qind u furnizuan deri në kufirin turko-bullgar. Këtë e informoi Kompania Energjetike Ruse “Gazprom”. Planifikohet që “Rryma Turke” të zëvendësojë gazsjellësin transballkanik, i cili shfrytëzonte Ukrainën për furnizimin e gazit për Turqinë, Bullgarinë dhe Evropën Juglindore. “Rryma Turke” ka për qëllim të zgjerojë rrjetin gazsjellës bullgar dhe ta lidh me Serbinë, kështu që të transferohet gaz rus deri në kufirin serbo-hungarez.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.