☁️
Tiranë 11°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.76 ▼2.9%
ARI 5,017 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,937 ▼ -0.49% ETH $2,320 ▼ -0.16% XRP $1.5223 ▼ -0.32% SOL $94.1200 ▼ -0.14%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.76 ▼2.9 % ARI 5,017 ▲0.18 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.76 ▼2.9 % ARI 5,017 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Pritet raundi i shtatë i takimeve të Presidentes Jahjaga me liderët e partive parlamentare

07Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, pritet të nisë raundin e shtatë të takimeve të veçanta, për zgjidhje që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve, duke kërkuar rrugë që shmangin përsëritjen e zgjedhjeve.

Në raundin e gjashtë të takimeve të veçanta, të premten, Presidentja Jahjaga tha se, “gjetja e shpejtë e një emëruesi të përbashkët nga takimet do të mund të çonte drejt një takimi më të gjerë, të përbashkët, për ta përmbyllur gjithë procesin”.

Sipas shtypit të sotëm në Prishtinë, Presidentja Jahjaga e di datën se deri kur do të presë që partitë të merren vesh. Në mungesë të kësaj marrëveshjeje, ajo e di edhe datën se kur do t`i shpallë zgjedhjet e edhe kur do të mbahen ato.
Jahjaga, pritet që shumë shpejt t’ua bëjë të ditur liderëve të partive politike se mund të përballen edhe me një afat të kufizuar kohor për gjetjen e zgjidhjes rreth formimit të institucioneve të reja. Në të kundërtën, mungesa e gjetjes së një zgjidhjeje kushtetuese, besohet se do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ndonëse në Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nuk parashikohet që vendi të shkojë në zgjedhje për mungesë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, presidentja e ka një mundësi tjetër që të marrë vendimin e saj, duke u bazuar në Kushtetutë.
Po ashtu, sipas shtypit, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës duket të jenë “të tronditur” nga sinjalet e fundit të presidentes Jahjaga për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, nëse liderët politikë vazhdojnë të barrikadohen në qëndrimet e tyre për krijimin e institucioneve të reja.
Ata thonë se përveç që nuk është në interes të shtetit që të shkohet në zgjedhje të reja, ekziston rreziku që qytetarët mos të dalin në masë të kënaqshme në zgjedhje.
Deputetët e kësaj legjislature deklarojnë se në rast se vendi do t’i nënshtrohet një procesi të ri zgjedhor, atëherë do të arrijnë sërish t’i marrin po ato vota që kanë marrë në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.
Por, analistët politikë parashikojnë ndryshime të mëdha në listat zgjedhore, në rast se do të mbahen zgjedhjet dhe sipas tyre shumë deputetë të kësaj legjislature nuk do të marrin besimin edhe për një mandat tjetër.
Nga drejtuesja, deputetja më e vjetër Flora Brovina, ende nuk ka datë zyrtare të caktuar për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të zgjedhjeve të 8 qershorit, me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve, të thirrur për 2 tetor, por të shtyrë, më parë edhe të ndërprerë dy herë në 17 korrik e 18 shtator.
Brovina ka deklaruar se është e gatshme ta thërrasë vazhdimin e seancës brenda 24 orëve, por ka bërë me dije se nuk do ta bëjë një gjë të tillë derisa të ketë një marrëveshje mes liderëve partiakë. Ajo ka deklaruar se do t’i përcjellë zhvillimet brenda Presidencës së Kosovës, në mënyrë që të marrë një vendim përfundimtar se kur do ta thërrasë vazhdimin e kësaj seance konstituive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.