☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Pritje për Thaçin në Morinë/ Ish luftëtarët e UÇK-së mblidhen pas kthimit të presidentit nga Haga

Në perëndimin e 17 qershorit në pikën kufitare të Morinës, ish pjesëtar të UÇK-së dhe shumë qytetarë dolën ta presin ish- udhëheqësin politik të UÇK-së, njëherësh Presidentin, Hashim Thaçi.
Me të arritur në kufirin e Morinës, Thaçi ndaloi për pak momente ku ka shfrytëzuar rastin për t’i falenderuar të gjitha ata që kanë qëndruar pranë tij duke i besuar luftës së tij dhe anëtarëve të tjerë të UÇK-së. Thaçi falenderoi jo vetëm ata që erdhën në pikën e Morinës por edhe ata që qëndruan pranë Gjykatës speciale në Hagë ku ai qëndroi për katër ditë për të dhënë deklaratën e tij para prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ndërsa përmes një postimi në facebook ai ka siguruar se askush nuk mund ta rishkruaj historinë e Kosovës. Të shtunën, pritet që Thaç të ketë edhe një fjalim virtual para qytetarëve në ora 20.00.
Para mbrritjes ne Morine, presidenti Hashim Thaci ka zbritur ne Rinas dhe eshte nisur drejt Kosoves. Presidenti Kosovës ka qëndruar vetëm pak minuta për procedurën e vulosjes së pasaportave dhe është nisur për në Kosovë.
Në Hagë zoti Thaçi u pyet nën dyshimin për krime lufte. Prokurori special ngriti akuzat që me 24 Prill por ato u bënë publike ditën kur presidenti u nis për bisedimet Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.
Në ditën e parë, pas 6 orë qëndrim brenda godinës së gjykatës së specializuar në Hagë presidenti Thaci deklaroi se kjo kohë ishte shpenzuar për diskutime juridike.
Dy amerikanë u vunë përballë njëri tjetrit. Avokati presidenti Thaçi Pierre-Richard Prosper përballë prokurorit special Jack Smith.
Dita e katërt në Hagë shënoi përfundimin e procesit të marrjes në pyetje të ish drejtuesit polit të UÇK sot president, me e gjata për një nga politikanët kosovarë që ka mbërritur në Hagë.
“Dëshmia ime ka zgjatur shumë, por konsideroj se kemi pasur seanca produktive. I mbetet prokurorit dhe gjykatësit që ta vlerësojnë me paanshmëri. Nëse vlerësojnë në mënyrë të ndershme lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar”.
Një ditë përpara nisjes për në Hagë presidenti i deklaroi Top Channel se ai shkonte atje për të paguar çmimin e lirisë së Kosovës.
Gjykata speciale për Kosovën, ka afat deri në tetor ti pranoj ose rrëzojë akuzat e prokurorit special Jack Smith për presidentin Thaçi, Kadri Veselin dhe 8 ish drejtuesit të tjerë të UÇK-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.