Politika

Pr/ligji “Për vetqeverisjen vendore’-Veliaj:Kryebashkiakët t’i vendosin vetë tarifat e taksave

Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvilloi të hënën një seancë dëgjimore me nënkomisionin “Për qeverisjen vendore” të Kuvendit, lidhur me projektligjin “Për vetqeverisjen vendore”.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin dhe kryetarë bashkish që dhanë mendimet e tyre rreth draftit të qeverisë, që parashikon një kuadër të ri ligjor për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, pas reformës së thellë administrativo-territoriale.

Në këtë kuadër, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkoi që vendosja e taksave vendore të mos jetë kompetencë e pushtetit qendror. “Është e rëndësishme që bashkia të marrë kompetenca të reja. Kryebashkiakët t’i vendosin vetë tarifat e taksave dhe në këtë kuadër taksat për hapësirat publike duhet të vendosen nga kryebashkiakët”, tha Veliaj.

Deputeti socialist, Bashkim Fino, që kryeson nënkomisionin “Për qeverisjen vendore”, vlerësoi ligjin e ri që sipas tij është më i mirë se ai i vitit 2000. “Pushteti vendor kërkon gjithmonë hapësira” deklaroi mes të tjerash ai.
Ligji i ri për qeverisjen vendore përfshin një sërë risish që lidhen kryesisht me rishikimin e kompetencave të njësive vendore pas reformes territoriale, duke shtuar këtu dhe funksionet e reja që ato do të marrin, si bujqësia, funksioni i ujitjes dhe kullimit, shërbimi i zjarrfikësve, shërbimeve sociale lokale, pyjeve dhe kullotave etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button