☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.82 ▲2.48%
ARI 5,042 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,337 ▲ +0.45% ETH $2,313 ▲ +2.04% XRP $1.5272 ▲ +3.13% SOL $93.8600 ▲ +0.03%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.82 ▲2.48 % ARI 5,042 ▲0.8 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.82 ▲2.48 % ARI 5,042 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Bota

Problemi i refugjatëve duhet zgjidhur nga i gjithë faktori ndërkombëtar

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ndihmës Presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans vizituan kampin Nizip në Gaziantep, në kuadër të Programit të Ndihmës ndaj refugjatëve sirianë.

Në fjalimin e mbajtur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Tusk, Merkel dhe Timmermans, Kreyministri Davutoğlu u shpreh se: “Zoti i mëshiroftë dëshmorët dhe qytetarët tanë të vrarë në Kilis. Dua të theksoj që ne si shtet do ti japim përgjigjen e merituar të gjitha kërcënimeve terroriste të bëra ndaj Turqisë. Kushdo qoftë ky kërcënim, si mizoria dhe shtypja e regjimit të Asadit, DAESH-i, PKK-ja apo PYD-ja. Çdo veprim i çdo organizate terroriste kundrejt Turqisë do të marrë përgjigjen e duhur.”

Duke shpjeguar se bashkërisht ata vizituan kampin e Nizip-it si dhe janë takuar me fëmijët, në vijim të fjalës së tij Davutoğlu tha: “U bënë shumë komente. Por unë dua të them diçka. Si në emër të Turqisë ashtu dhe në emër të Gjermanisë apo BE-së, ne kemi një synim; ti gjejmë zgjidhje tragjedisë më të madhe të përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore. Ky problem është një problem që nuk mund të zgjidhet as vetëm nga Turqia dhe as vetëm nga BE-ja. Ky është një problem që duhet zgjidhur nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe si një trup i vetëm. Ky është një problem që të gjithë jemi përgjegjës. Nëse nuk punojmë sëbashku për zgjidhjen e këtij problemi për brezat e ardhshëm do të lëmë një trashëgimi të keqe.”

Ndërsa në lidhje me marrëveshjen e ripranimit të qytetarëve turq të cilët ndodhen në Europë mes Turqisë dhe BE-së Davutoğlu tha: “Heqjen e regjimit të vizave dhe marrëveshjen e ripranimit ne i shikojmë si dy çështje të pandashme. Marrëveshja e ripranimit mund të bëhet vetëm me heqjen e regjimit të vizave.”

– “Askush nuk është në gjendje t’i japë mësim Turqisë”-

Ndërkohë Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, në fjalën e tij tha se në takimin me Kryeministrin Davutoğlu, kanë folur për hapat që do të hidhen në të ardhmen si dhe vlerësimin e gjendjes së refugjatëve sirianë që ndodhen në Turqi.

Donald Tusk duke falënderuar Kryeministrin, Davutoğlu për ftesën i shprehu falënderimet edhe për vendosmërinë në lidhje me punën e bërë për refugjatët sirianë. “Kjo gjë nuk është vetëm mendimi im politik, por me të vërtetë është mendimi im personal. Turqia është një shembull i gjallë për të gjithë botën sot. Ajo po i tregon botës se si strehohen refugjatët. Është vendi i parë për këtë. Askush nuk mund t’i japë mësim Turqisë në lidhje me këtë. Me të vërtetë që jam shumë krenar për bashkëpunimin me ju”- u shpreh Tusk në vijim të fjalës së tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.