Maqedonia
Prodhimi industrial në Maqedoni shënon rritje
Prodhimi industrial në periudhën janar-prill 2016 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është më i madh për 8.7 përqind, kumtoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në prill të këtij vitim në krahasim me prillin e 2015, prodhimi industrial është më i madh për 3.6 përqind.
Shikuar në sektore, prodhimi industrial në sektorin Minierë dhe nxjerrjen e gurëve në prill shënon rënie prej 10.2 përqind në Industrinë përpunuese ka rritje prej 9.4 përqind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike dhe gaz, avull dhe klimatizim ka rënie prej 29.50 përqind.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në prill të vitit 2016 në krahasim me prillin e vitit të kaluar shënon rritje tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 0.1 përqind, produkte kapitale për 36.5 përqind dhe Produkte jo të përhershme për konsum të gjërë për 6.1 përqind, ndërsa rënie shënohet tek Energjia për 28.1 përqind dhe Produktet e përhershme për konsum të gjerë për 3.8 përqind.