Ekonomia

Ish-avokatja nxjerr blof Berishën dhe gënjen për çështjen DIA në komision

Ish-Avokatja e Shtetit Ledina Mandija, emëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe qëndruar në detyrë deri në tetorin e vitit 2014 u paraqit para sot para Komisionit Hetimor Parlamentar ngritur nga opozita për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes mes CEZ a.s. dhe shtetit shqiptar.

Gjatë përgjigjes së pyetjeve, Mandija ka nxjerrë blof Partinë Demokratike së pari në pretendimet financiare në raport me çështjes CEZ.

Ndryshe nga sa ka pretenduar publikisht Partia Demokratike se shteti shqiptar e kishte të fituar një arbitrazh të mundshëm me CEZ apo se kishte të garantuara 1 miliard euro dëmshpërblim, Mandija deklaroi se në bisedimet e bëra nga qeveria Berisha me CEZ para heqjes së licencës, çekët kishin bërë të qartë dy opsione për palën tonë.

I pari ishte që çekët të dorëzonin kompaninë kundrejt 1 euro dhe në këmbim të merrnin 300 milion euro nga shteti shqiptar. Opsioni i dytë ishte arbitrazhi ku ata do të kërkonin deri në 500 milion euro.

Për kujtesën e lexuesve, marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit e nënshkruar nga qeveria Rama i njohu çekëve vetëm kreditë në vlerën 95 milion euro dhe asnjë pretendim tjetër ndryshe nga sa ja kishin bërë të qartë Partisë Demokratike në bisedimet e kryera.

Por përtej këtij detaji interesant, Mandija ka gënjyer para Komisionit Hetimor kur u pyet nga Kryetari Edmond Spaho i PD-së për çështjen DIA, procesi i arbitrazhit që Kastriot Ismailaj paditi CEZ Shpërndarjen për prishje të njëanshme të kontratës së mbledhjes së borxheve.

Mandija tha se pas ardhjes së qeverisë së re, ja kishte bërë të qartë ministrit Gjiknuri se pala çeke ishte shprehur se çështja DIA ishte problem i CEZ  dhe nuk kishte lidhje me shtetin shqiptar.

Mbi këtë qëndrim, Spaho mbështeti akuzën e tij se qeveria Rama mori përsipër çështjen e arbitrazhit me DIA duke marrë një rrisk eventual. Por ndërsa u pyet se në çfarë forme ja kishte bërë të qartë këtë ministrit Gjiknuri, Mandija në cilësinë e ish-Avokates së Shtetit tha se kishte dërguar letër zyrtare ministrit bashkë me një përmbledhje të Avokatit të huaja Gharavi.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë vuri në dispozicion të mediave e-mailin dhe letrat e dorëzuara nga ish-Avokatja e Shtetit Ledina Mandija me Nr.1834, Pro, Date 01.10.2013 dhe Nr.prot hyrës në Ministrinë e Energjisë Nr.239, 2.10.2013.

Letra të cilën mund ta shikoni më poshtë, në asnjë rresht të saj nuk përmend asgjë nga çështja DIA dhe asnjë pretendim të palës çeke apo shqiptare. Një deklaratë e tillë e gënjeshtërt u vu në dukje gjatë komisionit nga deputetja Blerina Gjylameti e cila i kujtoi dëshmitares Mandija se dëshmia e rreme përbën një vepër penale.

Nënkryetari i Komisionit Eduard Shalsi gjithashtu e pyeti Mandinë nëse kishte përdorur emailin e saj privat për komunikimet me persona të ndryshëm lidhur me çështjen CEZ.

Përgjigja e Mandisë ishte pozitive, por ajo refuzoi të përgjigjej pyetjes nëse kishte transferuar e-mailet zyrtare nga e-maili i punës tek ai privat dhe për çfarë qëllimi kishte ndodhur kjo.

letra-e-mandise-per-ministrin-gjiknuri_page_1letra-e-mandise-per-ministrin-gjiknuri_page_2letra-e-mandise-per-ministrin-gjiknuri_page_3

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button