Ekonomia

Prodhimi ullirit-Rriten investimet dhe eksportet

Vitin e kaluar fermerët në të gjithë vendin rritën investimet për më shumë prodhim te ullinjve dhe nënprodukteve të tij, duke eksportuar 50% nga 12 mijë ton prodhim në total.

Ekspertët ët bujqësisë bëjnë të ditur se, Qarku i Vlorës zë vendin e parë në prodhimin dhe eksportin jashtë Shqipërisë të vajit të ullirit. Sipas ekspertëve te bujqësisë, nëse fermerët do të investonin më shumë në këtë sektor, qarku më i rëndësishëm i rajonit të jugut të vendit, do të kishte të ardhura shumë më të larta në bujqësi.

Jo vetëm Kurora e Vlorës, por e gjithë Riviera dhe jugu i Shqipërisë shënoi gjatë vitit të kaluar prodhim të bollshëm me kulturën e ullirit. Treguesit në rritje pozitive, evidentojnë një rritje elitare të prodhimit të ullirit, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europe sepse në Qarkun e Vlorës rritet ulliri natyral dhe prodhon vajin e ullirit me cilësinë më të lartë.

Që prej vitit 2010 kultivimi i ullirit është shoqëruar me subvencione mbështetëse për rreth 450 fermerë që kanë përfituar. Aktualisht prodhimi i ullirit ka arritur në 12.000 ton nga 7.000 mije që ka qenë një vit më parë, nga të cilat rreth 50% shkojnë për eksport.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button