🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,132 ▼0.95%
DOW 50,047 ▲0.06%
NASDAQ 23,303 ▼1.81%
NAFTA 83.65 ▲1.95%
ARI 3,539 ▼1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,696 ▼ -0.84% ETH $1,681 ▼ -0.39% XRP $0.9259 ▼ -0.14% SOL $69.5600 ▼ -0.22%
S&P 500 7,132 ▼0.95 % DOW 50,047 ▲0.06 % NASDAQ 23,303 ▼1.81 % NAFTA 83.65 ▲1.95 % ARI 3,539 ▼1.45 % S&P 500 7,132 ▼0.95 % DOW 50,047 ▲0.06 % NASDAQ 23,303 ▼1.81 % NAFTA 83.65 ▲1.95 % ARI 3,539 ▼1.45 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Opinion

Profecia e qametit të ditës së Flamurit

Nga Ylli Pata

Daullet mediatike që bien për namin që do të ndodhë në Tiranë më 28 nëntor, janë në thelb të çuditshme. Pasi një protestë organike dhe e strukturuar në shoqëri nuk ka nevojë as për ngjarje dhe data, e as për raste festash për të sjellë efektet e saj.

Një protest shoqërore, nuk pret për tu furnizuar nga njerëz të ardhur nga organizime folklorico-politike prej forcash të caktuara për të dhënë fuqinë e saj. Ajo o është o nuk është protest. Edhe nëse është jo aq e madhe ajo strukturohet, kanalizohet, institucionalizohet dhe jep drejt pushtetit dhe shoqërisë mesazhet e saj. Tregon fytyrën politike dhe njerëzore të drejtuesve të saj, si dhe përgatit pedicionet dhe rrugët e kryerjes së objektivave.

Profecitë makabrę mbi qametin e 28 nëntorin, i ngjajnë atyre që u dhanë disa herë për të mbjellë frikë jo për protestuesit, por për ata që kanë marrë frikë nga të ashtuquajturat protesta që dogjën Tiranën.

Në këtë rast, situata është më e rëndë se e para ngaqë bëhet fjalë për një ditë thelbësore për Republikën. Ku ata që dështuan që të institucionalizojnë protestën, premtojnë që të sjellin me njerëz borxh hatanë e djegies së Tiranës.

Kjo logjikë, edhe pse mund të sjellë një numër më të madh njerëzish nga Kosova e Maqedonia e Veriut më 29 nëntor në bulevard, nuk është protestë. Thjesht është një manifestim me organizim e financim proxy për qëllime të caktuara. Që në realitet, efektin politik do ta ketë të sforcuar, sado që synimi apo organizimi është që të prodhojë një ngjarje mediatike.

Qartësisht rrymat që mbështesin protestën janë njohur; grupet e Sali Berishës, ato të Arlin Qorit dhe Islami politik i mbështetur nga Irani e Turqia. Të cilët duket do të financojnë shiringën mediatike të 28 nëntorit për ta veshur me një tis patriotik.

Ajo protest, edhe sikur të jetë e qetë e paqësore nuk ka sit ë ngjisë në opinion, pasi është e sforcuar, e trazuar, pikërisht se bëhet në një datë kremtimi solemn.

Nëse ndodhin incidente, kthehet ndoshta në një ngjarje mediatike, por sërish nuk mund të trazojë apo transformojë një process politik. Thjesht mund të shkaktojë një trazim jo të vogeël për proceset normale të vendit. Që nga integrimi, e zhvillimi ekonomik e deri tek jeta sociale.

Si duket, ky është qëllimi; të provokohet një proces irruptiv sipas modelit: jemi me ju edhe pse s’marrim pjesë në protestë, aman mos na digjni dyqanin. Por pikërisht ky mund të jetë një bumerang politik në procesin politik të zgjedhjeve, ngase secili do të mbajë përgjegjësi për këtë shantazh, i cili do të ketë konseguencat e tij.

Pas 28 nëntorit, vjen 29-a e ndoshta pikërisht atë ditë, duhen bërë llogaritë…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.