Rajoni
Profesionet e lira protestojnë kundër reformës së pensioneve
Më shumë se 6 000 persona, sipas policisë, ku shumica janë profesionistë të lirë, inxhinierë, avokatë mjekë, kanë manifestuar sot në Athinë kundër një projektligji të përfolur mbi reformën e pensioneve, të kërkuar nga kreditorët e Greqisë.
“Jo ligjit që na hedh në rrugë!”, “Ne kërkojmë siguri sociale, punë dhe kushte jete dinjitoze!”, shkruhet në banderolat e manifestuesve.
Nën presionin e kreditorëve, BE dhe FMN, që kërkojnë një reduktim me 1,8 miliardë euro të shpenzimeve të shtetit për pensionet, qeveria e majtë e Aleksis Cipras ka paraqitur së fundmi një projektligj që synon të reduktojë pensionet më të lartë dhe të rrisë taksat sociale.