Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron se luftimet në Jemen po pengojnë operacionet e ndihmës
Programi Botëror i Ushqimit tha se operacionet e tij në Jemen janë penguar nga intensifikimi i luftimeve, ndërsa normat e kequshqyerjes, ndër më të lartat në botë, po përkeqësohen.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka paralajmëruar se operacionet e tij humanitare në Jemen po pengohen seriozisht nga intensifikimi i luftimeve në vend, siç njofton Al Jazeera.
Në deklaratën e tij, Programi Botëror i Ushqimit theksoi se përshkallëzimi i dhunës po e bën të pamundur që ekipet e ndihmës t’i arrijnë në mënyrë të sigurt familjet e dëshpëruara që varen nga ndihma ushqimore për të mbijetuar.
Agjencia e OKB-së kujtoi se Jemeni regjistron disa nga normat më të larta të kequshqyerjes në botë dhe se këto norma po përkeqësohen më tej, teksa luftimet mes Huthi-ve dhe forcave të mbështetura nga koalicioni saudit janë intensifikuar që nga shtatori.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur kriza humanitare në Jemen po thellohet paralelisht me zgjerimin rajonal të luftës mes SHBA-së dhe Iranit, me sulme të ndërsjella mes Arabisë Saudite dhe Huthi-ve dhe me rrugët detare të Detit të Kuq dhe Gjirit nën kërcënim të vazhdueshëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.