☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,551 ▼2.19%
DOW 51,713 ▼1.2%
NASDAQ 25,280 ▼3.45%
NAFTA 104.39 ▲2.34%
ARI 3,890 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,975 ▼ -4.88% ETH $2,234 ▼ -4.59% XRP $1.2373 ▼ -4.3% SOL $94.1300 ▼ -6.95%
S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 % S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Programi i Rindërtimit/ Ahmetaj: Lehtësi fiskale për kompanitë, 1020 leje të miratuara për rikonstruksion

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj deklaroi sot se për kompanitë që do të përfshihen në Programin e Rindërtimit do të përfitojnë një sërë lehtësish fiskale

“Në mbështetje të rindërtimit kemi hartuar një paketë të plotë me lehtësi fiskale”, deklaroi ministri Ahmetaj gjatë mbledhjes së Tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Sipas tij, kemi hequr Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në ndërtim për kompanitë që do të ndërtojnë Brenda programit. Po ashtu ministry informoi këto kompani përjashtohen edhe nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Ministri po ashtu informoi se brenda muajit janar do të jetë gati edhe raporti përfundimtar mbi faturën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fortë i mëngjesit të 26 nëntorit.

“Brenda janarit duhet të kemi draftin përfundimtar që kur të jemi duke diskutuar dhe duke iu afruar datës së konferencës së donatorëve të kemi draftin final”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas tij, kjo është hera e pare në 30 vite që hartohet një plan i tillë. “Nuk ka ndodhur kurrë, është hera e pare në 30 vitet e fundit që një qeveri bën një plan të tillë. Vende si Greqia, Turqia dhe Italia i kanë bërë. Ne na u desh t’i bëjmë nga e para”, tha ministri.

Sipas tij, Durrësi ka nevojë për promovim në të gjitha aspektet, por edhe Lezha, Laçi dhe Tirana.

Duke u ndalur në procesin e pastrimit, ministri Ahmetaj informoi se Durrësi dhe Tirana janë pastruar krejtësisht, ndërsa edhe Thumana është drejt përfundimit. Ky proces, vuri në dukje ai, është bërë falas.

Ministri Ahmetaj theksoi po ashtu se janë miratuar rreth 1020 leje për rikonstruksion, pasi janë lehtësuar ndjeshëm procedurat për këtë proces.

Duke folur për vlerësimin e dëmeve, ministri Ahmetaj tha se sistemi i unifikuar i vlerësimit që po zbatojmë është një sistem bashkëkohor që na çon deri te qelizat më të vogla të dëmtimit në territor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.