Politika

Projekti i inceneratorëve, Basha: KLSH e Prokuroria të hetojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi të hënën Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë nisjen e hetimeve për projektin e ndërtimit të inceneratorëve.

Nga selia e Partisë Demokratike, në një deklaratë për shtyp, Basha e konsideroi projektin e inceneratorëve një aferë mafioze, pasi, siç tha ai “bëhet fjalë për 400 milionë euro që do paguhen në një periudhë 10-vjeçare për ndërtimin e këtyre inceneratorëve”.

Është një aferë korruptive në të cilën përfshihen ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj dhe Kryeministri Edi Rama. I bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë të nisë hetimin ndaj këtij projekti, i cili dëmton shtetin dhe grabit fondet e taksapaguesve shqiptarë”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, paralel me kanabizimin e vendit, Rama ka kërkuar ta kthejë Shqipërinë në importuese mbetjesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button