Politika
Projekti i Strategjisë për Diasporën, mblidhet grupi i punës
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi sot një takim me Zv. Ministrat e Grupit të Punës për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit lidhur me Projektin e Strategjisë për Diasporën.
Gjatë takimit u diskutua për propozime konkrete, mbi Fondin e Zhvillimit për Diasporën, Fondin e Garancisë, e gjithashtu mbi masat e nevojshme që duhet të ndërmarrin Ministritë e ndryshme.
Ministri Majko theksoi rëndësinë e hartimit sa më të shpejtë të Strategjisë.
Takimi i radhës u caktua në datën 18 Janar.