Politika

Programi i PD-së- Basha: Arsimi universitar do mbështetet nga buxheti i shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka diskutuar sot programin e PD-së për arsimin dhe bujqësinë më të rinj, fermerë dhe banorë të Mulletit, Baldushkut dhe Priskës.

Basha ritheksoi se ligji i arsimit të lartë i hartuar në mënyrë klienteliste, do të shfuqizohet dhe në qendër do të vendoset studenti. “Të gjithë të rinjve do t’u garantohet e drejta për arsimim, ndërsa studentët do të mbështeten nga buxheti i shtetit. Tarifat do ulen përmes bashkëfinancimit direkt për çdo student nga buxheti”, tha Basha.

Duke folur për buqësinë, Basha theksoi se buxheti i financimit të bujqësisë do të jetë 150 milionë euro në vit. “Hapi i parë do të jetë mbështetja direkte për bujqësinë, mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët me subvencionim të drejtpërdrejtë nga shteti. Se sot edhe ato 5 lekë që shpërndahen, 2.5 lekë i mban hajduti që i thotë vetes “shef”, e gjysma tjetër e merr kur paguan gjysmën. Paraja do të shkojë në konton tuaj.  E vetmja gjë që do të kontrollohet është që këto para realisht po shkojnë për prodhim bujqësor dhe blegtoral”, u shpreh Basha.

Po ashtu, ai ka theksuar se do të falen kamatëvonesat dhe për familjet me ndihmë ekonomike do të ketë subvencionim të plotë të faturës së energjisë deri në masën 200 kilovat, si dhe do të krijohet një fashë mbrojtëse për shtresat në nevojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button