🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,986 ▼ -0.04% ETH $2,246 ▲ +0.44% XRP $1.1707 ▼ -1.84% SOL $89.9500 ▼ -0.13%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Projekti i Zvërnecit, Rama: Shteti ortak me investitorët, toka nuk shitet

Kryeministri Edi Rama sot në 1 qershor foli për projektin turistik në Zvërnec në një fjalim para grupit të PS-së.

Rama u shpreh se shteti shqiptar është ortak me investitorët në atë zonë. Deklaroi se qeveria shqiptare nuk ka tradhtuar besimin e publikut dhe se investitorët janë më të mirët në arenën ndërkombëtare.

“Ajo tokë në Zvërnec nuk shitet. Ne duam që shteti shqiptar të jetë ortak me investitorët, që janë seriozë. Kjo është qeveria që ju përfaqëson ju. Të shiturit e jepnin Shqipërinë 1 euro. Nuk ka tokë-shtet aty. Copëza që mund të jetë shtet janë krejtësisht të papërfillshme. Fillimi i projektit ka qenë në vitin 2023. Bota mbarë flet për këtë projekt, për shkak se Jared Kushner e ka promovuar këtë projekt. Investitorët janë më të mirët në arenën ndërkombëtare. Projekti i vjetër me pallate është rrëzuar nga administrata shqiptare”, tha Rama.

Në lidhje me reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë për dhunën ndaj një protestuesi grek, kryeministri po ashtu ktheu përgjigje. Deklaroi se reagimi ishte i tepruar dhe se nuk mund të ngrihet një shtet i tërë mbi dhunën ndaj një qytetari e shtoi se nuk ka asnjë lloj dhune “bazuar në etninë e një individi”.

“Rrethimi i pronës është bërë bazuar në lejen e zhvillimit, që nuk është leje ndërtimi. Rrethimi i pronës është e drejtë e pronarit, kur merr lejen e zhvillimit.  Ajo që pamë ishte akt dhune, por se jam çuditur me deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, që tha se aty qenka një “popullsi homogjene greke”. Akt dhune ka ndaj shqiptarëve në burgjet e Greqisë. Të ngrihet shteti në këmbë dhe të nënvizojë etninë e protestuesit, kjo nuk i shërben marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë e vendit fqinj. E drejta për të protestuar është një e drejtë që nuk vihet në diskutim”, tha kreu i qeverisë.

Në lidhje me pamjet e dhunës, Rama u shpreh se lidershipi i Policisë së Shtetit mori masa menjëherë.

“Ky projekt e ngre Shqipërinë në nivel tjetër. Shumë forca politike dhe jo vetëm nuk e duan këtë projekt. Ishte e neveritshme sjellja e policisë dhe e kompanisë. Për këto ka pasur reagim menjëherë nga lidershipi i Policisë së Shtetit. I kemi hequr licencën kompanisë, kemi marrë masa, qoftë me arrestimin dhe vendosjen në ndjekje penale të rojeve të sigurisë”, deklaroi kryeministri Rama.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.