☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,534 ▲3%
DOW 46,371 ▲2.55%
NASDAQ 21,614 ▲3.94%
NAFTA 101.84 ▼1.01%
ARI 4,713 ▲3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,916 ▲ +2.22% ETH $2,098 ▲ +3.78% XRP $1.3455 ▲ +1.89% SOL $82.7200 ▲ +0.55%
S&P 500 6,534 ▲3 % DOW 46,371 ▲2.55 % NASDAQ 21,614 ▲3.94 % NAFTA 101.84 ▼1.01 % ARI 4,713 ▲3.41 % S&P 500 6,534 ▲3 % DOW 46,371 ▲2.55 % NASDAQ 21,614 ▲3.94 % NAFTA 101.84 ▼1.01 % ARI 4,713 ▲3.41 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Projekti madhor drejt përfundimit, ç’do të ndodhë më pas me investimet e huaja

Konsorciumi Trans Adriatic Pipeline (TAP) tha së fundmi se ka përfunduar shtrimin e mbi 80% të tubave përgjatë projektit të Korridorit Jugor të Gazit në Shqipëri dhe Greqi.

Rreth 620 km nga 765 km tubacione tashmë është shtruar në Shqipëri dhe Greqi, tha konsorciumi në një postim në Twitter të mërkurën.

Korridori jugor i gazit përbëhet nga tubacioni jugor i Kaukazit (SCP), i cili kalon Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë, tubacionin Trans-Anatolian (TANAP) dhe TAP, i cili parashikohet të nisë nga kufiri grek me Turqinë, të kalojë përmes Shqipërisë dhe Detit Adriatikut për të arritur bregun italian.

Investimi i përgjithshëm i konsorciumit në Shqipëri do të jetë rreth  400 milionë euro këtë vit dhe po aq vitin e ardhshëm, ka pohuar më herët ish-menaxheri i vendit TAP Albania, Shkelqim Bozgo.

TAP planifikon të fillojë operimin në shkallë të plotë të tubacionit në vitin 2020, sipas informacionit të publikuar në faqen e internetit të konsorciumit.

Aktorët aktualë të TAP janë BP, kompania shtetërore Socar e Azerbajxhanit dhe Snam i Italisë me 20% secila, Fluxys belg me 19%, Enagas spanjolle me 16% dhe Axpo zvicerane me 5%.

Efektet e TAP dhe çfar ëdo të ndodhë më pas

Punimet për gazsjellësit TAP i rritën ndjeshëm investimet e huaja në Shqipëri duke i çuar ato në gati 1 miliard euro dy vitet e fundit, ku 40-50% e shumës vinte nga gazsjelleësi.  Një pjesë të madhe të kësaj vlere e përbënin tubat që u shtruan nën tokë. Me mbarimin e punimeve për gazsjellësin, së bashku me projektin tjetër madhor atë të HEC të Devollit, institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar që duhen gjetur burime të tjera investimesh, më të qëndrueshme dhe të orientuara në ekonominë reale, me ndikim në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit.

FMN në një raport të fundit pohonte se investimet në këto dy projekte janë sa 14 për qind e PBB-së rreth 1.5 miliardë euro. Investimet në projektin TAP janë rreth 1 miliardë euro në HEC-et e lumit Devoll pak më shumë se 500 milionë euro. Të dy projektet punësojnë 3500 persona.

Projektet kanë krijuar rreth 3500 vende pune të drejtpërdrejta ose 6 për qind e totalit të vendeve të reja të punës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.