Ekonomia
Projekti për zonat rurale, 24 mln euro për furnizimin me ujë
Projekti i furnizimit me ujë të zonave rurale, faza e tretë e të cilit do të mbështetet nga qeveria gjermane me një fond prej 24 milion euro do të garantojë furnizimin me ujë të rreth 75 mijë banorëve.
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për zbatimin e fazës së tretë të projektit të furnizimit me ujë të zonave rurale.
Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, 80% e skemave të furnizimit me ujë në komunat e përfshira në program do të operojnë në mënyrën e duhur dhe do të mirëmbahen me tarifa të pranueshme në raport me nivelin e varfërisë kombëtare. Për këtë qëllim, do të vendosen edhe matesat për konsumatorët.