☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,837 ▲0.35%
NASDAQ 27,269 ▼0.35%
NAFTA 93.81 ▲2.13%
ARI 4,196 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,984 ▼ -0.12% ETH $2,539 ▲ +1.48% XRP $1.3915 ▼ -0.22% SOL $110.2200 ▲ +0.74%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,837 ▲0.35 % NASDAQ 27,269 ▼0.35 % NAFTA 93.81 ▲2.13 % ARI 4,196 ▼0.49 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,837 ▲0.35 % NASDAQ 27,269 ▼0.35 % NAFTA 93.81 ▲2.13 % ARI 4,196 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Arte

Projektligji i ri për industrinë audiovizuale, rimbursim deri në 35% për produksionet

Qendra Kombëtare e Kinematografisë prezantoi sot, në një konferencë për shtyp, drejtimet kryesore të projektligjit të ri “Për Kinematografinë dhe Audiovizualin”.

Nisma synon modernizimin e kuadrit ligjor të vitit 1996 dhe zgjerimin e mbështetjes për industrinë audiovizuale shqiptare, përtej filmit tradicional, duke përfshirë serialet, videolojërat dhe veprat imersive. Një tjetër objektiv është nxitja e vendimmarrjes së përbashkët me komunitetin e kineastëve.

Kryetari i QKK-së, Jonid Jorgji, u shpreh se, në konsultim me komunitetin, do të vlerësohen fushat ku nevojitet më shumë investim. Ai bëri të ditur se ligji aktual parashikon që 70% e buxhetit të shkojë për kinematografinë, kryesisht për filmin e autorit, ndërsa 30% të alokohet për sektorin audiovizual, ku përfshihen serialet, videolojërat dhe produktet imersive.

Ndër risitë e propozuara në projektligj janë edhe incentivat financiare përmes një skeme rimbursimi deri në 35% të shpenzimeve të kualifikuara të kryera në Shqipëri nga produksionet shqiptare dhe të huaja. Ky mekanizëm synon të nxisë bashkëprodhimet, tërheqjen e produksioneve ndërkombëtare dhe gjenerimin e përfitimeve ekonomike, përmes rritjes së punësimit dhe ndikimit në sektorin e turizmit.

Në konferencë ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa, e cila theksoi rëndësinë e bashkërendimit me Komisionin Evropian për hartimin e kuadrit të ri ligjor dhe zbatimin e mekanizmave financiarë.

“Është një proces mjaft kompleks i kuadrit ligjor, sepse përfshin edhe mekanizma që lidhen me antikorrupsionin dhe pastrimin e parave. Por këto incentiva janë të domosdoshme dhe janë parashikuar edhe në Strategjinë Kombëtare të Kulturës, të cilën e kemi miratuar në korrik”, u shpreh zëvendësministrja Pipa.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e një programi kombëtar katërvjeçar, zgjerimin e kategorive të financimit dhe mbështetjen e edukimit profesional përmes bursave dhe shkëmbimit të përvojave.

Synimi është zhvillimi i një industrie audiovizuale me ndikim kulturor dhe ekonomik, si dhe forcimi i rolit të filmit shqiptar në promovimin e kulturës dhe turizmit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.