Prokuroria: Do të hetohen informacionet në lidhje me ndotjen në burimin Rashçe
Prokuroria Themelore Publike në Shkup njofton se ka hapur lëndë për të verifikuar informacionin në lidhje me ndotjen e madhe të natyrës me mbeturina në zonën e mbrojtur pranë burimeve Rashçe.
“Një prokuror publik kompetent do të koordinojë aktivitetet e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe shërbimeve kompetente të inspektimit me qëllim kryerjen e kontrolleve në lidhje me origjinën e deponisë, si dhe pasojat e mundshme”.
“Nëse përcaktohen elementë të një krimi kundër mjedisit dhe identifikohen autorët, prokuroria publike do të veprojë në përputhje me juridiksionin e saj për ndjekje penale”, thonë nga PTHP.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.