Kronika

Prokuroria e Fierit, arreste për ish-drejtuesit e Komunës Levan

Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryetarin e Komunës Levan dhe 2 ish-zyrtarëve të tjerë të asaj njësie administrative, njëri prej të cilëve i emëruar në vitin 2015 në një pozicion drejtues në Drejtorinë e Ujësjellësit të Tiranës, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Fallsifikimit të dokumentave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Vendimet e gjykatës janë ekzekutuar gjatë ditës së mërkurë nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, ndërkohë që është shpallur në kërkim personi, i cili është zyrtar në Ujësjellësin e Tiranës.

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, mbi kallëzimin e administratorit të kompanisë private “G….C…Konstruksion”. Kjo kompani kishte fituar në vitin 2009 të drejtën për shfrytëzimin e zonës me zhavorr në fshatin Shtyllas të ish-komunës Levan. Në funksion të aktivitetit, kompania ishte pajisur me lejen e shfrytëzimit dhe lejen mjedisore nga autoritetet qëndrore përkatëse.

Në vitin 2015, administratori i kompanisë kallëzon ish-kryetarin e komunës, Xheladin Malaj, me pretendimin se ky i fundit e pengonte në ushtrimin e aktivitetit të tij. Sipas kallëzuesit, me urdhër të kryetarit të Komunës, zyrtarë të saj ushtronin presion mbi punonjësit, si edhe hidhnin mbeturinat e zonës në sipërfaqen ku punonte kompania e tij.

Nga hetimi për këtë rast ka rezultuar se, në vitin 2014, ish-komuna Levan ka bërë kallëzim penal ndaj kompanisë “G…C…Konstruksion”, për veprat penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pushtim të tokës”. Në kallëzimin e ish-komunës pretendohej se kompania ushtronte aktivitetin në një zonë, në pronësi të komunës, si edhe kishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në një rrugë të fshatit. Në kuadër të atij hetimi, u administruan materialet e nevojshme, nga ku rezultoi që kompania kishte dokumentacion të rregullt dhe rruga, e cila pretendohej se kishte ndërhyrje në mënyrë të paligjshme, ishte pjesë e lejes së shfrytëzimit, ku parashikohej mirëmbajtje e rrugës. Për këtë arsye, ai hetim u pushua.

Por, pasi u pushua hetimi nga ana e Prokurorisë së Fierit, ish-komuna Levan, me vendim të Këshillit të saj, i jep pronësinë e tokës mbi të cilën zhvillonte aktivitetin kompania private, shtetasit Qerem Braçi. Në këtë mënyrë, i pezullon edhe aktivitetin kompanisë “G…C…Konstruksion”, me pretendimin se ushtronte aktivitetin në tokën private të Qerem Braçit.

Ky i fundit, siç rezultoi gjatë hetimit, e ka përfituar sipërfaqen e tokës nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar, të cilët janë “legalizuar” nga ish-kryetari i komunës Levan, Xheladin Malaj, në bazë të matjeve fiktive të realizuara nga ish-zyrtarët dhe ish-topografët e ish-komunës Levan, shtetasit Shefqet Hyka, Zaim Tafa dhe Ilia Marku.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Fierit kërkoi nga gjykata dhe mori aprovimin, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

1.Xheladin Malaj, ish-kryetar i komunës Levan
2.Qerem Braçi, (shpallur në kërkim) përfituesi i pronës me dokumenta të dyshuara të fallsifikuara (i emëruar në vitin 2015, zyrtar drejtues në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë)
3.Shefqet Hyka, ish-zyrtar i komunës Levan
4.Zaim Tafa, ish-zyrtar i komunës Leka

Ndërkohë, kërkoi “Arrest në shtëpi” për shtetasin:
5.Ilia Marku, ish-zyrtar i Komunës Levan.

Related Articles

Nje koment

  1. Vec ministrave, deputeteve, gjyqtareve e prokuroreve te kooruptuar, skane mbetur prapa edhe ish kryetaret e komunave. Te shikohen fondet per rruge, shendetesi, arsim, tendera, dhenja e lejeve te ndertimit te shtepive, si shpjegohet qe ish kryetari komunes STAROVE Pogradec, gjate kohes si kryetare bashkie, vec viles qe e ka qe se ka askush ne Starove, bleu dy e tre shtepi ne Tirane, ka shtuar bizneset , vec luadhit te Celos ku ka guroren , ka blere makina asfaltimi, objekt per kopsht privat ne qytetet. Koha e te qenurit kryetare komune per tete vjete ka sherbyer edhe per tu pasuruar me shume se nje minister, gjuqetare, doganjere . Prandaj tu, verifikohret dhe te mbahet qendrim , ndaj ketyre shushunjave qe ja kane pire gjakun keti populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button