Kronika

Prokuroria kërkon Metën, Berishën, Ramën e Tahirin, si dëshmitarë në gjyqin ndaj Doshit, Frrokut dhe Bamit

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, thirren me cilësinë e dëshmitarëve në Gjykatën e Lartë.
Prokuroria, kërkoi që Berisha, Meta, Rama e Tahiri të thirren dhe të pyetën si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami, të cilët po gjykohen për akuzën e “kallëzimit të rrëmë”. Kërkesa e prokurorisë ju parashtrua Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, para të cilëve u lexua edhe kërkesa për gjykim ndaj të pandehurve. Kjo kërkesë e prokurorisë, erdhi vetëm pak minuta pasi Gjykata me vendim të ndërmjetëm, nuk pranoi ndarjen e çështjes mes deputetit Doshi dhe ish-deputeti Frroku e të pandehurit Bami.
Sipas prokurorisë, katër dëshmitarët Meta, Berisha, Rama e Tahiri do të provojnë faktin se tre të pandehurit kanë mashtruar, në lidhje me pretendimet se Ilir Meta kishte porositur kundrejt 500 mijë eurove vrasjen e deputetit Tom Doshi. Për kërkesën e prokurorisë, gjykata e lartë do të shprehet me datë 17 maj, kur edhe u caktuar séance e radhës ndaj tre të pandehurve të këtij procesi, të cilët nuk kishin preferuar të ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.
Për prokurorin, të pandehurit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami, kanë fabrikuar prova për inicjuar nisjen e hetimit penal ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe personave të tjerë të denoncuar publikisht nga I pandehuri Doshi. SIpas prokurorisë, dyshohet se motivi I kësaj sajese, mendohet se ka qenë për arsye politike dhe ekonomike të deputetit Doshi dhe ish-deputetit Frroku.
Sipas prokurorisë, Tom Doshi pretendon se është vënë në dijeni për komplotin e organizuar për vrasjen e tij nga kolegu Mark Frroku. Ky I fundit e ka mohuar një pretendim të tillë, duke mos pranuar edhe njohjen me Durim Bamin, personin që ishte paguar për të ekzekutuar deputetin Doshi. Sipas akuzës, vet Bami ka mohuar një komplot të tillë, duke deklaruar se gjithckka është sajuar nga deputeti Doshi, i cili në fakt e kishte filmuar të pandehurin Bami duke rrëfyer planin e vrasjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button