🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.23 ▲0.73%
ARI 4,686 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,758 ▼ -0.86% ETH $2,111 ▼ -0.8% XRP $1.3219 ▼ -1.26% SOL $79.7200 ▼ -3.79%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.23 ▲0.73 % ARI 4,686 ▲0.02 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.23 ▲0.73 % ARI 4,686 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria mbyll dosjen “Becchetti”; 4 akuza ndaj italianit

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për hetim dosjen hetimore për skemën e dyshuar mashtruese “KGE”, me një vlerë 38 milionë euro, ku shtetasi italian, Francesco Becchetti akuzohet për shmangien e mbi 5 milionë eurove detyrime tatimore.

Prokurorët kanë ngritur akuzë për shtatë persona, mes të cilëve edhe vetë Becchetti, ndaj të cilit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”. Becchetti akuzohet për veprat penale falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim, krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Përveç Becchetti-t, këto akuza rëndojnë edhe ndaj shtetasit tjetër italian, Mauro De Renzis dhe Liliana Condomiti.

Të pandehur janë marrë edhe shtetasit  Eriona Troplini, Stavri Peci, Fetah Dervishi, Sokol Koçi, si edhe personat juridikë “Kalivaçi Green Energy”; “Energji”; “Cable System”; “400 KV” dhe “Agon Set”.

Prokuroria nisi hetimet për skemën e dyshuar mashtruese në pranverë të këtij viti dhe në muajin qershor akuza u zyrtarizua në ngarkim të Becchetti-t dhe personave të lartpërmendur për  “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitim të paligjshëm të parave”, “pastrimit të parave” dhe “mospagim taksash”, veprime këto që sipas prokurorëve, i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 770 milionë lekësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.