☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.18 ▼0.37%
ARI 4,143 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,839 ▲ +0.99% ETH $2,451 ▲ +1.99% XRP $1.3309 ▲ +2.12% SOL $106.6200 ▲ +1.81%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.18 ▼0.37 % ARI 4,143 ▼0.42 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.18 ▼0.37 % ARI 4,143 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Prokuroria propozon paraburgim kundër personit që dogji makinat e Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një 44-vjeçari banor të Shkupit për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale “Shkaktim rreziku i përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal, dhe prokurori publik ka propozuar masën e paraburgimit.

Siç informon Prokuroria Publike, më 15 qershor, rreth orës 12:00, në bulevardin “Metropoliti Teodosij Gologanov” në Shkup, përpara Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, ai ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve dhe për pronën në shkallë të gjerë duke ndezur zjarr.

“Në ditën kritike, ai doli nga shtëpia, hipi në autobus dhe erdhi në Qendër, dhe nga pompa e benzinës pranë Ambasadës Bullgare mbushi një shishe plastike me benzinë. Pastaj kaloi rrugën dhe iu afrua dy automjeteve diplomatike të parkuara në pronësi të Ambasadës, të cilat i spërkati me benzinë dhe i vuri flakën me një çakmak. Menjëherë pas shkaktimit të zjarrit, ai u largua nga vendi i ngjarjes”, njoftoi Prokuroria Publike.

Duke marrë parasysh llojin, natyrën dhe peshën e krimit në fjalë, faktin se ai është kryer kundër dy automjeteve diplomatike në mesditë, në qendër të Shkupit, gjatë një periudhe kur frekuenca e njerëzve dhe automjeteve në këtë pjesë të qytetit është e lartë, prokurori publik vlerësoi se ekzistojnë rrethana të dukshme që tregojnë se ekzistojnë kushtet për përcaktimin e masës së paraburgimit dhe i propozoi Gjykatës që të caktojë një masë të tillë sigurie gjatë procedurës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.