☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.18 ▲0.37%
ARI 4,143 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,962 ▲ +1.06% ETH $2,457 ▲ +2.14% XRP $1.3321 ▲ +2.12% SOL $106.6900 ▲ +1.72%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.18 ▲0.37 % ARI 4,143 ▼0 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.18 ▲0.37 % ARI 4,143 ▼0 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Përkrahja e Sali Berishës ndaj protestuesve të dhunshëm me maska ka arritur një tjetër prag. Në përgjigje të shpërblimit prej 2500 eurosh nga kryeministri Edi Rama për policët, kreu i Partisë Demokratike njofton se protestuesit e dënuar do të dëmshpërblehen 100% dhe do të dekorohen sapo kjo forcë të vijë në pushtet. Berisha shton edhe se për rastet e lëndimeve të lehta, mund të përballohen nga mjekë e infermierë të partisë, në një pikë mjekimi që do të ngrihet. Gjithashtu ofron edhe shërbim falas avokatie e denoncimesh, duke e plotësuar ‘strehën’ e ngritur brenda selisë së PD për protestuesit e maskuar.

Deklarata e plotë:

Sikundër dua të garantoj studentët dhe qytetarët se për çdo lloj dënimi që ata marrin sot, do të dëmshpërblehen 100% nga Partia Demokratike nesër pasi të përcjellim këtë kufomë politike. Do të dekorohen për qëndresën e tyre, do marrin vlerësimin që meritojnë.

Ndaj dhe, se del e thotë se nuk do u paguaj, nuk do dilni jashtë shtetit, do bëjmë këtë e atë, marrëzirat e tij si një njeri i rrjedhur që nuk di se çfarë flet, por u them studentëve dhe të rinjve, se çdo lloj sanksioni që të shpallë do jetë zero, përkundrazi, do dëmshpërbleheni për atë që keni sakrifikuar. Po, do të ndëshkohen mercenarët që vishen për të mbrojtur një monstër për të qëndruar kundër popullit të vet.

Së fundmi, çdo protestues, ne kemi shpallur parimin, ne bëjmë gjithçka për mbrojtjen e tyre. Ka shërbim falas avokatie, denoncimesh dhe gjithçka tjetër. Është hapur një faqe për keqtrajtimet dhe shkeljet e të drejtave. Do hapet një faqe për plagët që mund të marrin, por dhe mjekime mund të gjejnë këtu. Do të krijohet një pikë mjekimi.

Kemi ne kapacitetet, mjekë dhe infermierë, sepse ka prej tyre që nuk duan të shkojnë në qendra shtetërore, natyrisht që rastet e komplikuara ne do i çojmë, ta dinë sepse ne jemi për shëndetin e tyre, por për gjëra të vogla do mund të përballohen nga një grup i vogël mjekësh e infermierësh të rinj këtu. Shtëpia e Partisë Demokratike është shtëpia e protestuesve. E hapur për ta plotësisht dhe në çdo rrethanë.

Dhunimi që i bëri policia tregoi fytyrën e vërtetë, por në mënyrë absolute çdo i mitur do ketë mbrojtjen e Partisë Demokratike, sepse kjo mbrojtje i garantohet atij nga Kushtetuta dhe ligjet. Kjo që po ndodh me të miturit, kjo tejkalon të gjitha praktikat staliniste dhe naziste të kohërave më të zeza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.