Maqedonia
Prokuroria Publike: Nuk kemi kompetencë për viktimat nga moti i ligë
Prokuroria publike bën të ditur se nuk ka kompetencë për të vepruar në kushte të fatkeqësive elementare dhe në rastet kur nuk ka dyshime për vepër penale.
Ky njoftim vjen pasi që MPB-ja ka raportuar te prokurori publik kujdestarë për viktima në njerëz nga moti i ligë.
Sipas prokurorisë që thirret në Ligjin për procedurë penale, një prokuror publik jep urdhër për obduksion dhe kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes vetëm kur ka dyshime për veër penale.
Prokuroria deklaron se obduksion mund të kërkojnë edhe institucione tjera, si edhe anëtarë të familjeve të viktimave.