🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.76 ▼2.34%
ARI 4,806 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,400 ▲ +5.03% ETH $2,377 ▲ +8.82% XRP $1.3696 ▲ +3.27% SOL $86.1700 ▲ +5.28%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.76 ▼2.34 % ARI 4,806 ▲0.81 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.76 ▼2.34 % ARI 4,806 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pronat- Ministri Manjani kërkon asistencën e turqve

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka pritur sot në takim një delegacion të kryesuar nga Huseyin Kesіmoglu, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Turqisë, në kuadër të një vizite zyrtare që ky delegacion po zhvillon në vendin tonë.

Gjatë takimit u vlerësua ecuria e deritanishme e bashkëpunimit mes dy institucioneve, ndërsa u diskutua edhe mbi realizimin e projekteve konkrete për të cilat vendi ynë paraqet një interes të veçantë.

Ministri Manjani i falenderoi anëtarët e delegacionit për vëmendjen që kanë treguar lidhur me ofrimin e asistencës turke përkundrejt sfidave që paraqet ky shërbim në Shqipëri, ndërsa bëri me dije se vendi ynë ka disa projekte me rëndësi kombëtare dhe se po përpiqemi që ta përshpejtojmë realizimin e tyre.

“Jemi politikisht përgjegjës për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronës, e cila përbën një çështje mjaft delikate. Duhet të tregojmë vullnetin e duhur dhe të impenjohemi seriozisht për të gjitha nismat drejt zhvillimit të tregut imobiliar dhe për këtë duhet të japim garancitë e nevojshme”, u shpreh Ministri Manjani. Ministri Manjani pret në takim delegacionin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Turqisë (3)

Manjani vuri në dukje se ndër vite janë shfaqur disa vështirësi për shkak të tranzicionit të gjatë.

“Për tejkalimin e këtyre sfidave do të ishte në interesin tonë që të ndiqnim eksperiencën turke dhe në këtë aspekt për ne do të ishte shumë i rëndësishëm përfitimi nga përvoja juaj më e mirë”, tha  Manjani.

Ministri Manjani i garantoi të pranishmit në këtë takim se në Zyrat Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të gjejnë një partneritet shumë të mirë, ndërsa u shpreh mjaft pozitiv për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe.

????????????????????????????????????

Nga ana e tij, Kesіmoglu ka garantuar gjithë mbështetjen e nevojshme ndërsa u shpreh se mes sfidave aktuale të Shqipërisë gjen edhe mjaft ngjashmëri me vështirësitë që Turqia ka hasur në të kaluarën. “Referuar sistemit tonë, aktualisht ne po përpiqemi ta bëjmë atë sa më cilësor dhe në këto kushte përfitojmë nga rasti që përvojën tonë më të mirë ta ndajmë edhe me ju. Do të ishte një kënaqësi që ta mbështesim Shqipërinë përmes projektesh konkrete”, theksoi Kesіmoglu.

Gjatë takimit është rënë dakord edhe mbi nisjen e një bashkëpunimi paraprak i cili do të mundësonte ngritjen e kapaciteteve me burime njerëzore të kualifikuara dhe të trajnuara në drejtimin e duhur për implementimin e mëtejshëm të projekteve të asistencës turke./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.