Propozimi i Blushit: Pakt politik për të arritur besimin e Europës
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, në një konferencë për shtyp bëri thirrje që “klasa politike të heqë dorë nga tradita që integrimi është medalje për zgjedhje” dhe “të ulet për një pakt të madh për të arritur besimin e Europës”.
“Këto ditë kam dëgjuar shumë deklarata të padenja, të cilat nuk do të ndalen edhe në ditët e ardhshme, nëse ishte vetingu, apo dyshimet mbi zgjedhjet, nëse është përhapja e kanabisit apo kriminalizimi i politikës, pengesa kryesore për mjegullën që është krijuar në horizontin europian të Shqipërisë. Natyrisht që janë të gjitha bashkë. Edhe shtyrja e procesit të vetingut, edhe kanabizimi, edhe kriminalizimi, edhe korrupsioni, edhe pasiguria për zgjedhjet e vitit 2017. Për të gjitha këto arsye fajtorët janë në Shqipëri dhe arsyet janë në Tiranë, dhe as në Bruksel dhe as ne Berlin.
Ka ardhur koha ta pranojmë se janë disa shqiptarë ata që po vonojnë Shqipërinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Fajtorët janë partitë dhe viktima është populli,” tha Blushi.
“Mund ta zhdukim kanabisin për pak ditë. LIBRA mbështet një pakt të madh europian. Duke nisur nga reforma në drejtësi, dekriminalizimi… Është koha të merremi vesh për Europën“, shtoi Blushi.
Blushi.nuk mund te gjesh nje injorant si ty