Protesta blindon dyert e Kryeministrisë, kryeministri Rama hyn nga hyrja e pasme (VIDEO)
Ka mbërritur në godinën e qeverisë Kryeministri Edi Rama, i cili, për shkak të blindimit të dyerve kryesore nga protesta, është detyruar të hyjë në godinë nga hyrja e pasme, aty ku hyn stafi i mediave.
Në orën 12:30 pritet të mbahet mbledhja e qeverisë, e cila ishte planifikuar fillimisht në orën 17:30, por, pas zhvillimeve të fundit që solli protesta, u njoftua ndryshimi i orarit të agjendës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.